Rreth Nesh 2017-08-12T05:39:11+00:00

Marrës me valë të mesme “Rinia A-1” Kjo aparaturë marrëse e sinjalit audio e modelit Rinia A-1 shërbente për të marrë dhe dëgjuar frekuencat e sinjaleve të lëshuara nga mikrofoni i vendosur në objektet përgjuese. Marrësi me valë të mesme përdorej nga oficerët e Sigurimit të Shtetit  me qëllim përgjimin e personave të dyshuar për aktvitete që konsideroheshin të dyshimta nga pushteti. Pajisja marrëse e përbërë nga hekuri, xhami dhe plastika punonte me [...]

Pedale komanduese për magnetofonë “UHER” Pedalja komanduese për magnetofonë, e markës gjermane UHER, është e ekspozuar në dhomën e teknikës operative me numër 7 të “Shtëpisë me Gjethe”. Ajo shërbente për komandimin me anë të këmbës të magnetofonëve të modelit “UHER 5000 Universal”. Pedalja dhe magnetofoni lidheshin së bashku me anë të një kablli lidhës. Pedalja komanduese është prodhuar në qytetin e  Mynihut në vitin 1963 në Gjermaninë Perëndimore. [...]

Kamera e vrojtimit në largësi Kamera e vrojtimit për ambiente të jashtme e modelit “SW 412” e përbërë nga metali dhe plastika është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Përdorej për survejimin e trupave diplomatikë apo përfaqësive të huaja në Shqipëri. Ajo përbëhet nga dy pjesë një më e gjatë dhe tjetra më e shkurtër të cilat shërbejnë si ushqyes për tu lidhur me korrentin dhe punonte me ushqyes 12 volt. Kamera e [...]

Monitor për videokamera "Philips" c-1 Monitor për videokamera i markës "Philips” modeli “c-1" me ekran të përbërë nga xhami.  Shërbente për monitorimin e video-kamerave të ndryshme të cilat filmonin aktivitetin e personave të targetuar nga Sigurimi i Shtetit. Ky monitor i cili është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, të Shtëpisë me Gjethe, është prodhuar në Hollandë në vitin 1975.   Monitor for [...]

Centrali “Valbona” Si centrali i parë i këtij lloji i prodhuar në Shqiperinë e viteve të komunizmit  në vitin 1973, ky central është "pagëzuar" me emrin "Valbona". Valbona shërbente për të monitoruar dhe kontrolluar mikrofonat e përgjimit, duke përçuar bisedat drejt magnetofonave regjistrues të markës gjermane "UHER". Centrali mund të komandonte deri në 40 përgjues të vendosur në distancë duke i lidhur këta të fundit me 10 magnetofona përgjues. Ky model ishte sa [...]

Central me 10 linja “Shkëndia” Centrali me llampa i modelit “Shkëndia” është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës në vitin 1975. Në teknikën operative ai shërbente për të monitoruar dhe përforcuar sinjalin audio për 10 pajisje dhënëse ose mikrofona përgjimi. Në këtë paisje mund të lidheshin njëheresh 10 magnefone me shirita të markës gjermane “Uher”, të cilët incizonin bisedat e përgjuara. Ky central është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, [...]