Central me 10 linja “Shkëndia”
Centrali me llampa i modelit “Shkëndia” është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës në vitin 1975. Në teknikën operative ai shërbente për të monitoruar dhe përforcuar sinjalin audio për 10 pajisje dhënëse ose mikrofona përgjimi. Në këtë paisje mund të lidheshin njëheresh 10 magnefone me shirita të markës gjermane “Uher”, të cilët incizonin bisedat e përgjuara. Ky central është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, të Shtëpisë me Gjethe.
The 10 lines central: “Shkëndia”
The “Shkëndia” model lamp plant was manufactured in the People’s Republic of China in 1975. In the operating technique it was used to monitor and amplify the audio signal for 10 transmitting devices or eavesdropping microphones. This device could be connected to 10 tape recorders of the German brand “Uher”, which recorded the intercepted conversations. This plant is exhibited in the operating room number 7, of the House of Leaves.