Magnetofon me shirita UHER 5000 Universal Magnetofoni me shirita UHER 5000 Universal shërbente si incizues dhe prodhues audio dhe përdorej nga Sigurimi i Shtetit për të regjistruar proceset e hetuesisë si dhe bisedat e personave të përgjuar. Nga ana teknke objekti është një regjistrues mono kasetë me dy rrota dhe regjistron me frekuencë (40-16,000Hz) në shpejtësinë e shiritit: 2.9,4.7 ose 9.5 cm/s. I prodhuar në Gjermaninë [...]
Instrument shpimi metalesh Instrumenti i shpimit i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës është përdorur nga punonjësit e teknikës operative me qëllim hapjen e objekteve të forta, ku më së shumti përdorej për hapjen e kasafortave. Ky objekt pune i përbërë prej dy shufrash hekuri me dimensione të gjata e të holla gjendet i vendosur brënda një kutie me material të drunjtë ngjyrë bezhë. Objekti është [...]
Marrës me valë të mesme “Rinia A-1” Kjo aparaturë marrëse e sinjalit audio e modelit Rinia A-1 shërbente për të marrë dhe dëgjuar frekuencat e sinjaleve të lëshuara nga mikrofoni i vendosur në objektet përgjuese. Marrësi me valë të mesme përdorej nga oficerët e Sigurimit të Shtetit me qëllim përgjimin e personave të dyshuar për aktvitete që konsideroheshin të dyshimta nga pushteti. Pajisja marrëse e përbërë [...]
Pedale komanduese për magnetofonë “UHER” Pedalja komanduese për magnetofonë, e markës gjermane UHER, është e ekspozuar në dhomën e teknikës operative me numër 7 të “Shtëpisë me Gjethe”. Ajo shërbente për komandimin me anë të këmbës të magnetofonëve të modelit “UHER 5000 Universal”. Pedalja dhe magnetofoni lidheshin së bashku me anë të një kablli lidhës. Pedalja komanduese është prodhuar në qytetin e Mynihut në vitin 1963 [...]
Kamera e vrojtimit në largësi Kamera e vrojtimit për ambiente të jashtme e modelit “SW 412” e përbërë nga metali dhe plastika është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Përdorej për survejimin e trupave diplomatikë apo përfaqësive të huaja në Shqipëri. Ajo përbëhet nga dy pjesë një më e gjatë dhe tjetra më e shkurtër të cilat shërbejnë si ushqyes për tu lidhur me korrentin dhe [...]
Monitor për videokamera "Philips" c-1 Monitor për videokamera i markës "Philips” modeli “c-1" me ekran të përbërë nga xhami. Shërbente për monitorimin e video-kamerave të ndryshme të cilat filmonin aktivitetin e personave të targetuar nga Sigurimi i Shtetit. Ky monitor i cili është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, të Shtëpisë me Gjethe, është prodhuar në Hollandë në vitin 1975. [...]