Programi I Transparencës 2017-08-12T05:38:50+00:00

Aparati për prodhimin e avullit Aparati për prodhimin e avullit shërbente për hapjen e korrespondencës postare, letrave të dyshuara për përmbatjen e tyre. Avulli bënte të mundur shkrirjen e dyllit të letrës duke mos e dëmtuar atë, në mënyrë që ndërhyrja të mos vihej re nga marrësi. Karakteristikë e tij teknike është se punon me elektroda 220 volt. Objekti i materialit inoks dhe plastikë  është i [...]

Çantë lëkure Çanta e lëkurës e ekspozuar në dhomën nr.9 ka shyrbyer si objekt kamuflazhi për punonjësit e teknikës operative. Në një vështrim të parë çanta duket e zakonshme, pra si objekt për mbajtjen e sendeve të ndryshme. Në brendësi të saj gjendet hapësira për të vendosur një aparat fotografik profesional. Në këtë mënyrë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit mund të realizonin foto pa u diktuar. [...]

Kuti shahu Kutia e shahut e ekspozuar në Dhomën e Ndenjjes së muzeut ka shërbyer si objekt kamuflazhi i për të fshehur mikrofonat, çimkat. Objekti është prej druri dhe është prodhuar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Përsa i përket gjendjes teknike objekti paraqitet në rregull.   Chess box The chess box on display in the museum Living [...]

Mikrofon Stacionar Mikrofoni stacionar i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës shërbente për përgjimin e ambienteve të brendshme si dhoma hoteli apo shtëpie dhe ambiente publike si bare, restorante, zyra etj. Nga ana teknike ky objekt punonte me bateri 4 x1.5 volt. Lidhej me linjë deri në 100 metra me marrësin e më tej me regjistruesin dhe kufjet. Gjithashtu lidhej dhe me centralet KLON në një [...]

Instrument mjekoligjor VSC-1 Ky instrument mjeko-ligjor i markës Fosters and Freeman LTD, modeli VSC-1 është prodhuar në qytetin Grays Essex, në Angli gjatë viteve 70-80. Kjo pajisje përdorej për të analizuar dokumente të ndryshme përmes rrezeve ultraviolet dhe infra të kuqe, duke i krahasuar me njëri tjetrin për të dalluar ndryshime që mund të ishin bërë mbi to. Gjatë periudhës së komunizmit është përdorur nga punonjësit [...]

Magnetofon me shirita UHER  5000 Universal Magnetofoni me shirita UHER 5000 Universal shërbente si incizues dhe prodhues audio dhe përdorej nga Sigurimi i Shtetit për të regjistruar proceset e  hetuesisë si dhe bisedat e personave të përgjuar. Nga ana teknke objekti është një regjistrues mono kasetë me dy rrota dhe regjistron me frekuencë (40-16,000Hz) në shpejtësinë e shiritit: 2.9,4.7 ose 9.5 cm/s. I prodhuar në Gjermaninë [...]