Marrës me valë të mesme “Rinia A-1” Kjo aparaturë marrëse e sinjalit audio e modelit Rinia A-1 shërbente për të marrë dhe dëgjuar frekuencat e sinjaleve të lëshuara nga mikrofoni i vendosur në objektet përgjuese. Marrësi me valë të mesme përdorej nga oficerët e Sigurimit të Shtetit me qëllim përgjimin e personave të dyshuar për aktvitete që konsideroheshin të dyshimta nga pushteti. Pajisja marrëse e përbërë nga hekuri, xhami dhe plastika punonte me bateri 4 x 1,5 volt dhe arrinte të merrte sinjalin nga një distancë 100-500 metra. Marrësi me valë të mesme [...]
Pedale komanduese për magnetofonë “UHER” Pedalja komanduese për magnetofonë, e markës gjermane UHER, është e ekspozuar në dhomën e teknikës operative me numër 7 të “Shtëpisë me Gjethe”. Ajo shërbente për komandimin me anë të këmbës të magnetofonëve të modelit “UHER 5000 Universal”. Pedalja dhe magnetofoni lidheshin së bashku me anë të një kablli lidhës. Pedalja komanduese është prodhuar në qytetin e Mynihut në vitin 1963 në Gjermaninë Perëndimore. Control pedals for "UHER" tape recorders The command pedal for tape recorders, of the German brand [...]
Kamera e vrojtimit në largësi Kamera e vrojtimit për ambiente të jashtme e modelit “SW 412” e përbërë nga metali dhe plastika është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Përdorej për survejimin e trupave diplomatikë apo përfaqësive të huaja në Shqipëri. Ajo përbëhet nga dy pjesë një më e gjatë dhe tjetra më e shkurtër të cilat shërbejnë si ushqyes për tu lidhur me korrentin dhe punonte me ushqyes 12 volt. Kamera e ekspozuar është e vendurosur brenda një valixheje me ngjyrë të zezë dhe është e pajisur me një dorezë të vogël [...]
Monitor për videokamera "Philips" c-1 Monitor për videokamera i markës "Philips” modeli “c-1" me ekran të përbërë nga xhami. Shërbente për monitorimin e video-kamerave të ndryshme të cilat filmonin aktivitetin e personave të targetuar nga Sigurimi i Shtetit. Ky monitor i cili është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, të Shtëpisë me Gjethe, është prodhuar në Hollandë në vitin 1975. Monitor for camcorder "Philips" c-1 "Philips" video camera monitor model "c-1", with glass screen. It was used to monitor various video [...]
Centrali “Valbona” Si centrali i parë i këtij lloji i prodhuar në Shqiperinë e viteve të komunizmit në vitin 1973, ky central është "pagëzuar" me emrin "Valbona". Valbona shërbente për të monitoruar dhe kontrolluar mikrofonat e përgjimit, duke përçuar bisedat drejt magnetofonave regjistrues të markës gjermane "UHER". Centrali mund të komandonte deri në 40 përgjues të vendosur në distancë duke i lidhur këta të fundit me 10 magnetofona përgjues. Ky model ishte sa i kushtueshem aq edhe modern për kohën. Midis mikrofonit dhe centralit vendosej edhe një amplifikator linje i markës "Plepi" i [...]
Central me 10 linja “Shkëndia” Centrali me llampa i modelit “Shkëndia” është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës në vitin 1975. Në teknikën operative ai shërbente për të monitoruar dhe përforcuar sinjalin audio për 10 pajisje dhënëse ose mikrofona përgjimi. Në këtë paisje mund të lidheshin njëheresh 10 magnefone me shirita të markës gjermane “Uher”, të cilët incizonin bisedat e përgjuara. Ky central është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, të Shtëpisë me Gjethe. The 10 lines central: "Shkëndia" The "Shkëndia" model [...]
Pallto e Agjentëve të Sigurimit të Shtetit Kjo pallto e zezë prej stofi nuk është një pallto e zakonshme por një pallto civile e punjonjësve të degës së teknikës operative të Sigurimit të Shtetit. Në brendësi të palltos gjendet një aparat fotografik i cili fotografonte personat që përgjoheshin. Objektivi i aparatit përkon me kopsën e palltos dhe është i lidhur me një mekanizëm-dorezë i cili mbahej në xhepin e palltos. Objektivi aktivizohej sa herë shtypej mekanizmi në xhep duke realizuar foto mjeshtërore për kohën. Ky objekt i sofistikuar i survejimit dhe dokumentimit të [...]
Çimka “Si të jetë regjimi ashtu është edhe përgjimi” Çimka nuk është vetëm një kandërr e vogël që jeton si parazit nepër plasat e dhomave apo të orendive. Në diktaturën komuniste shqiptare termi “çimkë” u përdor për të quajtur regjistruesin i cili u përdor për të identifikuar “armikun” në shoqërinë shqiptare. Ky lloj regjistruesi gjendet i kamufluar në disa nga dhomat e muzeut si dhe i ekspozuar në dhomën 9 të tij. Konkretisht kjo çimkë është prodhuar në Laboratorin e Ministrisë së Brendshme ne vitin 1980. I njohur si Dhënësi A1, çimka shërbente [...]
Bashkëpunëtorët
Ministria e Kulturës realizoi me sukses muzealizimin e godinës në bashkëpunim me: Studio Terragni Architetti, Como - New York, Studio XY comm, Milano, Shërbimin Informativ Shtetëror, Arkivin e Ministrisë së Brendshme, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Institutin e ish të Përndjekurve Politikë, Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit, Qendrën Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe të Torturës, Albanian Human Right Project, Foundation Culture Europe, Bibliotekën Kombëtare, Arkivin Qendor të Shtetit, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, Radio Televizionin Shqiptar, Televizionin Kombëtar ‘Klan’. Muzeu është produkt i një pune disa vjeçare të [...]