Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” pjesë e programit: “Kujtojmë për të mos harruar”
Nxënësit e shkollës "Jeronim De Rada", ishin të parët që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar"për vitin 2021. Pas vizitës në muze, nxënësit mundën të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, mësues, poet e shkrimtar, i dënuar politik me 23 vite burg. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ka rinisur programet e veta edukative duke zbatuar të gjitha protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e përhapjes së Covid - 19. Ju mirëpresim! s