About Muzeu Muzeu

This author has not yet filled in any details.
So far Muzeu Muzeu has created 140 blog entries.

Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën

Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën Sot, më datë 02.09.2020, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.434, datë 26.06.2019 "Për Funksionimin, Organizimin dhe Mënyrën e Zhvillimit të Veprimtarisë së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", në Urdhrin e Kryeministrit Nr.147, datë 30.10.2019 "Për miratimin e Organikës së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" në Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve [...]

2020-09-13T09:02:14+00:00

Rinisin programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” për vitin 2020.

Këtë herë programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" u zhvillua në ambientet e shkollës së mesme teknike "Harry Fultz". Programi zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Ai ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi, nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të njihen me muzeun dhe aktivitetet e tij por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 [...]

2020-03-11T10:06:25+00:00

Të nderuar miq, jemi te lumtur të ndajmë me ju lajmin e mrekullueshëm të fitimit të Çmimit: Muzeu i Këshillit të Europës 2020!

http://assembly.coe.int/nw/xml/News/News-View-EN.asp?newsid=7721&lang=2&cat=21&fbclid=IwAR3vOyuF1p8pxtmQas4vhs0kKluQEXZmPSYH8CmcaoAYxXrrXRTg_WTiXbU "Ne duhet të mbështesim dhe inkurajojmë muzetë më të vegjël dhe me më pak burime që përballen haptazi me plagët e së shkuarës. "Shtëpia me Gjethe" është një muze shumë prekës që drejtohet me një buxhet shumë të vogël nga një staf entuziast. Sot, shoqëria përballet me përdorimin e gjerë të pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe kërcënimet e përgjimeve masive përmes njohjes së fytyrës, qasjes ndaj të dhënave private, etj. Ky muze evokon ditët më të errëta të së kaluarës, të cilat nuk duhet të harrohen”. Çmimi i Këshillit të Evropës për Muzetë 2020 i është dhënë Muzeut [...]

2019-12-18T10:35:57+00:00

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve:”Shtëpia me Gjethe” është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit.

Të dashur miq, Dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin e bukur se pas një aplikimi të suksesshëm në prill 2019, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit. Një pjesëtare e jurisë, znj. Metka Fujs nga Sllovenia, vizitoi dhe inspektoi muzeun në mënyrë të detajuar dhe më pas zhvilloi një bisedë me stafin ku u njoh me punën, programet edukative dhe projektet e ardhshme.    

2019-07-14T15:38:58+00:00

Monodrama “Udha e Qumështit”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u kthye sot në skenën e monodramës: "Udha e qumështit" duke na dhuruar një përvojë unike dhe emocionuese. Kur muzeu komunikon me teatrin lindin ide dhe forma artistike qe sjellin per publikun kendveshtrime e emocione te reja. Falenderojmë për bashkëpunimin regjisorin Armand Bora, aktoren e talentuar Egla Ceno, Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe nxënësit e mësuesit e gjimnazit të Vorës.

2019-07-03T11:40:23+00:00

Nxënësit e shkollës: “Dhora Leka” vizitojnë “Shtëpinë me Gjethe”

. Nxënësit e shkollës: "Dhora Leka" Tiranë, u bënë sot pjesë e programit edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vite internim gjatë regjimit komunist. [...]

2019-05-31T12:25:16+00:00

Vizitë studimore e Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore

  Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ishte pjesë e programit të vizitës studimore të Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore. Pas vizitës në muze, delegacioni zhvilloi një bisedë me drejtoreshën e muzeut, znj. Etleva Demollari mbi ecurine e projektet e muzeut si dhe mbi perballjen me të shkuarën në Shqipëri. Kjo vizitë shërben për të vendosur lidhje mes aktorëve që merren me trajtimin e të kaluarës komuniste në vende të ndryshme.

2019-05-31T12:19:31+00:00