Muzeu Kombëtar i Përgjimeve:”Shtëpia me Gjethe” është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit.

Të dashur miq,
Dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin e bukur se pas një aplikimi të suksesshëm në prill 2019, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit.
Një pjesëtare e jurisë, znj. Metka Fujs nga Sllovenia, vizitoi dhe inspektoi muzeun në mënyrë të detajuar dhe më pas zhvilloi një bisedë me stafin ku u njoh me punën, programet edukative dhe projektet e ardhshme.

 

 

2019-07-14T15:38:58+00:00