Hapet thirrja për artikuj, për numrin e tretë të revistës muzeologjike: “Dritëhije”
Revista muzeologjike "Dritëhije" është një botim i përvitshëm i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte mbi regjimin diktatorial. Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" hap thirrjen për studiues, historianë, muzeologë, ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, studiues të periudhës së socializmit etj., për shkrimin e artikujve për numrin e tretë të revistës muzeologjike [...]
“Kujtojmë për të mos harruar”
20 studentë të Qendrës së Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : " Kujtojmë për të mos harruar". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, një shembull i gjallë i forcës morale të njeriut, përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.
4 vjet më parë, hapi dyert për publikun Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”!
4 vjet më parë, hapi dyert për publikun Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe"! Gëzuar!
Nxënësit e shkollës “Zihni Magani”, Peqin, vizituan Muzeun “Shtëpia me Gjethe”
Nxënësit e shkollës “Zihni Magani”, Peqin, vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".
Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim
Në kuader të Dites Boterore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" së bashku me Qendrën Komunitare Multidisiplinare, Bashkia Tiranë, organizoi një takim dhe vizitë me ciceron me perfaqesues te komunitetit rom e egjiptian.
Promovimi i botimi të numrit të dytë të revistës shkencore periodike “Dritëhije”
Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u promovua botimi i numrit të dytë të revistës shkencore periodike "Dritëhije”. Falenderojmë studiuesit, historianët dhe muzeologët që me shkrimet e tyre hodhën dritë mbi ngjarje, qëndrime e problematika të sistemit e të trashëgimisë kulturore gjatë periudhës së regjimit komunist dhe postkomunist. Në numrin 2 të revistës do të gjeni: Dr. Dorian Koçi "Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Sh.B.A dhe Britaninë e Madhe (Janar-Maj1946)" Dr. Klejd Këlliçi, Przemyslaw Gasztold "Diversion [...]