Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” pjesë e programit: “Kujtojmë për të mos harruar”
Nxënësit e shkollës "Jeronim De Rada", ishin të parët që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar"për vitin 2021. Pas vizitës në muze, nxënësit mundën të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, mësues, poet e shkrimtar, i dënuar politik me 23 vite burg. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ka rinisur programet e veta edukative duke zbatuar të gjitha protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e përhapjes së Covid - 19. Ju mirëpresim! s
Ceremonia e dhënies së Çmimit “Muzeu i Këshillit të Evropës”
Instrument mjekoligjor VSC-1 Ky instrument mjeko-ligjor i markës Fosters and Freeman LTD, modeli VSC-1 është prodhuar në qytetin Grays Essex, në Angli gjatë viteve 70-80. Kjo pajisje përdorej për të analizuar dokumente të ndryshme përmes rrezeve ultraviolet dhe infra të kuqe, duke i krahasuar me njëri tjetrin për të dalluar ndryshime që mund të ishin bërë mbi to. Gjatë periudhës së komunizmit është përdorur nga punonjësit e teknikës operative, në laboratorin e “Shtëpisë [...]
Mikrofon Stacionar Mikrofoni stacionar i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës shërbente për përgjimin e ambienteve të brendshme si dhoma hoteli apo shtëpie dhe ambiente publike si bare, restorante, zyra etj. Nga ana teknike ky objekt punonte me bateri 4 x1.5 volt. Lidhej me linjë deri në 100 metra me marrësin e më tej me regjistruesin dhe kufjet. Gjithashtu lidhej dhe me centralet KLON në një linjë më të gjatë se 100 metra [...]
Magnetofon me shirita UHER 5000 Universal Magnetofoni me shirita UHER 5000 Universal shërbente si incizues dhe prodhues audio dhe përdorej nga Sigurimi i Shtetit për të regjistruar proceset e hetuesisë si dhe bisedat e personave të përgjuar. Nga ana teknke objekti është një regjistrues mono kasetë me dy rrota dhe regjistron me frekuencë (40-16,000Hz) në shpejtësinë e shiritit: 2.9,4.7 ose 9.5 cm/s. I prodhuar në Gjermaninë Perëndimore gjatë viteve 1972–1975, me kalimin e [...]
Instrument shpimi metalesh Instrumenti i shpimit i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës është përdorur nga punonjësit e teknikës operative me qëllim hapjen e objekteve të forta, ku më së shumti përdorej për hapjen e kasafortave. Ky objekt pune i përbërë prej dy shufrash hekuri me dimensione të gjata e të holla gjendet i vendosur brënda një kutie me material të drunjtë ngjyrë bezhë. Objekti është i ekspozuar, së bashku me mjete të [...]