Finalizimi i projektit artistik “Mbresa”
Në kuadër të 1-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", më datë 23 maj 2018, ora 18:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit përmbyllës së projektit artistik "Mbresa". Në këtë event do të ekspozohen të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime. Me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, programi i [...]
Shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori bëhet pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar”
"Vij me dëshirë për t'u rrëfyer nxënësve sa herë më fton drejtoresha e Muzeut. Por nganjëherë them me vete: "pse t'i mërzis fëmijët me histori të trishta?". E megjithatë prapë e bind veten se duhet të vij e të rrëfej sepse ju duhet ta dini se çfarë ishte komunizmi..., se çfarë i ndodhi kombit tonë...Sepse diktaturat vijnë pa u kuptuar dhe ju duhet ta kuptoni që komunizmi ishte e keqja më e madhe që i ndodhi vendit tonë." Edhe nxënësit [...]
Nxënës nga Gjirokastra në Muzeun Kombëtar “Gjethi”
Programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" tërheq edhe nxënës të rretheve të tjera. Kësaj here ishte shkolla "Urani Rumbo" në Gjirokastër që u bë pjesë e projektit i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij [...]
Shkolla “Myslym Keta” bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”
Dje patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm gjatë programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar", zëvendëskryetarin e Prezencës së OSBE -së, z. Robert Wilton. Takimin e hapi drejtoresha e Muzeut, znj. Etleva Demollari e cila tha se prioritet i punës së muzeut është njohja e brezit të ri me të kaluarën komuniste duke i ndihmuar ata të kuptojnë se si funksiononte regjimi totalitar, ndaj muzeu organizon vazhdimisht programe edukative. z. Robert Wilton në fjalën e tij i ftoi të rinjtë të [...]
Të dhëna mbi numrin e vizitorëve në Muzeun Kombëtar “Gjethi”
Nga data e çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", 23 maj 2017, e deri në datën 31 mars 2018, numri i vizitorëve është: ᴥ6572 vizitorë vendas ᴥ4789 vizitorë të huaj
Vijon projekti “Kujtojmë për të mos harruar” me nxënës të shkollës “Fan Noli”
Nxënësit e shkollës "Fan Noli" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë Muzeun Kombëtar "Gjethi" por [...]