Rreth Nesh 2017-08-12T05:39:11+00:00

Rinisin programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” për vitin 2020.

Këtë herë programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" u zhvillua në ambientet e shkollës së mesme teknike "Harry Fultz". Programi zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Ai ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi, nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të njihen me muzeun dhe aktivitetet e [...]

Të nderuar miq, jemi te lumtur të ndajmë me ju lajmin e mrekullueshëm të fitimit të Çmimit: Muzeu i Këshillit të Europës 2020!

http://assembly.coe.int/nw/xml/News/News-View-EN.asp?newsid=7721&lang=2&cat=21&fbclid=IwAR3vOyuF1p8pxtmQas4vhs0kKluQEXZmPSYH8CmcaoAYxXrrXRTg_WTiXbU "Ne duhet të mbështesim dhe inkurajojmë muzetë më të vegjël dhe me më pak burime që përballen haptazi me plagët e së shkuarës. "Shtëpia me Gjethe" është një muze shumë prekës që drejtohet me një buxhet shumë të vogël nga një staf entuziast. Sot, shoqëria përballet me përdorimin e gjerë të pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe kërcënimet e përgjimeve masive përmes njohjes së fytyrës, qasjes ndaj të dhënave private, etj. Ky muze evokon ditët më të errëta të [...]

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve:”Shtëpia me Gjethe” është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit.

Të dashur miq, Dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin e bukur se pas një aplikimi të suksesshëm në prill 2019, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit. Një pjesëtare e jurisë, znj. Metka Fujs nga Sllovenia, vizitoi dhe inspektoi muzeun në mënyrë të detajuar dhe më pas zhvilloi një bisedë me stafin ku u njoh me punën, programet edukative dhe projektet e ardhshme.    

Monodrama “Udha e Qumështit”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u kthye sot në skenën e monodramës: "Udha e qumështit" duke na dhuruar një përvojë unike dhe emocionuese. Kur muzeu komunikon me teatrin lindin ide dhe forma artistike qe sjellin per publikun kendveshtrime e emocione te reja. Falenderojmë për bashkëpunimin regjisorin Armand Bora, aktoren e talentuar Egla Ceno, Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe nxënësit e mësuesit e gjimnazit të Vorës.

Nxënësit e shkollës: “Dhora Leka” vizitojnë “Shtëpinë me Gjethe”

. Nxënësit e shkollës: "Dhora Leka" Tiranë, u bënë sot pjesë e programit edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë [...]

Vizitë studimore e Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore

  Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ishte pjesë e programit të vizitës studimore të Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore. Pas vizitës në muze, delegacioni zhvilloi një bisedë me drejtoreshën e muzeut, znj. Etleva Demollari mbi ecurine e projektet e muzeut si dhe mbi perballjen me të shkuarën në Shqipëri. Kjo vizitë shërben për të vendosur lidhje mes aktorëve që merren me trajtimin e të kaluarës komuniste në vende të ndryshme.