Central me 10 linja “Shkëndia” Centrali me llampa i modelit “Shkëndia” është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës në vitin 1975. Në teknikën operative ai shërbente për të monitoruar dhe përforcuar sinjalin audio për 10 pajisje dhënëse ose mikrofona përgjimi. Në këtë paisje mund të lidheshin njëheresh 10 magnefone me shirita të markës gjermane “Uher”, të cilët incizonin bisedat e përgjuara. Ky central është i ekspozuar [...]
Çimka “Si të jetë regjimi ashtu është edhe përgjimi” Çimka nuk është vetëm një kandërr e vogël që jeton si parazit nepër plasat e dhomave apo të orendive. Në diktaturën komuniste shqiptare termi “çimkë” u përdor për të quajtur regjistruesin i cili u përdor për të identifikuar “armikun” në shoqërinë shqiptare. Ky lloj regjistruesi gjendet i kamufluar në disa nga dhomat e muzeut si dhe i [...]
Pallto e Agjentëve të Sigurimit të Shtetit Kjo pallto e zezë prej stofi nuk është një pallto e zakonshme por një pallto civile e punjonjësve të degës së teknikës operative të Sigurimit të Shtetit. Në brendësi të palltos gjendet një aparat fotografik i cili fotografonte personat që përgjoheshin. Objektivi i aparatit përkon me kopsën e palltos dhe është i lidhur me një mekanizëm-dorezë i cili mbahej [...]
Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën
Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën Sot, më datë 02.09.2020, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.434, datë 26.06.2019 "Për Funksionimin, Organizimin dhe Mënyrën e Zhvillimit të Veprimtarisë së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", në Urdhrin e Kryeministrit Nr.147, datë 30.10.2019 "Për miratimin e Organikës së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" [...]