About Muzeu Muzeu

This author has not yet filled in any details.
So far Muzeu Muzeu has created 140 blog entries.

Promovimi i botimi të numrit të dytë të revistës shkencore periodike “Dritëhije”

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u promovua botimi i numrit të dytë të revistës shkencore periodike "Dritëhije”. Falenderojmë studiuesit, historianët dhe muzeologët që me shkrimet e tyre hodhën dritë mbi ngjarje, qëndrime e problematika të sistemit e të trashëgimisë kulturore gjatë periudhës së regjimit komunist dhe postkomunist. Në numrin 2 të revistës do të gjeni: Dr. Dorian Koçi "Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Sh.B.A dhe Britaninë e Madhe (Janar-Maj1946)" Dr. Klejd Këlliçi, Przemyslaw Gasztold "Diversion në Lindje: P.P.Sh. dhe Partia Komuniste Polake në Tiranë" Etleva Demollari "Strategji muzeologjike në muzetë e kujtesës si një lloj [...]

2021-05-21T11:56:57+00:00

“Turistë të përgjuar ’45 – ’90”

"Turistë të përgjuar '45 - '90" Më 18 maj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe të Muajit të Europës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" në bashkëpunim me Qendrën Ceapal dhe Ofiçinën e Turizmit çeli ekspozitën “Peeping Tourist in Albania ’45-‘90”. Turistët e parë të Ekspozitës “ Peeping Tourist” filluan të hynin në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe të riktheheshin pas në kohë, disa ta përjetonin për herë të parë periudhën e viteve ’45-‘90.. Ekspozita është një udhetim në turizmin e përgjuar dhe historinë e Albturist, Entit Turistik Shqiptar krijuar në vitin 1956. Përgëzime dhe suksese [...]

2021-05-21T11:47:42+00:00

Shkolla “Partizani” pjesëmarrës në programet tona edukative

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi  veprimtarinë " Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e klasës XI të gjimnazit "Partizani",Tiranë. Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.    

2021-05-21T11:36:35+00:00

“Turistë të përgjuar ’45 – ’90”

Më 18 maj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe të Muajit të Europës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe"në bashkëpunim me Qendrën Ceapal dhe Ofiçinën e Turizmit organizon në orën 19:00, ekspozitën “Peeping Tourists in Albania ’45-‘90”. Aktiviteti do të zhvillohet në zbatim të protokollit të masave anticovid.  

2021-05-17T07:29:29+00:00

Albanian Qatar College pjesë e programeve edukative

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi  veprimtarinë " Kujtojmë për të mos harruar" me nxënëset e klasës XI të kolegjit të vajzave: Albanian Qatar College,Tiranë. Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.

2021-05-09T11:21:27+00:00

Muzeu Europian i Vitit 2020 – 2021

Të nderuar miq, Ceremonia e ndarjes së çmimeve: "Muzeu Europian i Vitit 2020 dhe 2021" do të zhvillohet on line, në datën 6 Maj, në orën 17:00. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" është nderuar me çmimin: "Muzeu i Këshillit të Europës 2020" në garën me 60 muze të tjerë. Ju ftojmë të na ndiqni të enjten, në lidhjen e mëposhtme:   https://youtu.be/ASMlQpUFLBY      

2021-05-06T13:26:59+00:00

Shkolla “Arben Broci” pjesë e programit “Kujtojmë për të mos harruar”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi  veprimtarinë "Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Arben Broci". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.

2021-04-17T11:37:20+00:00