Rreth Nesh 2017-08-12T05:39:11+00:00

Shkolla “Myslym Keta” bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Dje patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm gjatë programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar", zëvendëskryetarin e Prezencës së OSBE -së, z. Robert Wilton. Takimin e hapi drejtoresha e Muzeut, znj. Etleva Demollari e cila tha se prioritet i punës së muzeut është njohja e brezit të ri me të kaluarën komuniste duke i ndihmuar ata të kuptojnë se si funksiononte regjimi totalitar, ndaj muzeu organizon vazhdimisht programe edukative. z. Robert Wilton në fjalën e tij i ftoi të rinjtë të [...]

Të dhëna mbi numrin e vizitorëve në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nga data e çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", 23 maj 2017, e deri në datën 31 mars 2018, numri i vizitorëve është: ᴥ6572 vizitorë vendas ᴥ4789 vizitorë të huaj

Vijon projekti “Kujtojmë për të mos harruar” me nxënës të shkollës “Fan Noli”

  Nxënësit e shkollës "Fan Noli" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë Muzeun Kombëtar "Gjethi" por [...]

Nxënësit e gjimnazit “Aleks Buda” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nxënësit e gjimnazit "Aleks Buda", u bënë dje pjesë e projektit "Mbresa", në Muzeun Kombëtar "Gjethi". Projekti "Mbresa" është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë). Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre [...]

Nxënësit e shkollës “Sabahudin Gabrani 2” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nxënësit e shkollës " Sabahudin Gabrani 2" u bënë sot pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe [...]

Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Rrëshen” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në datë 1 mars 2018, Muzeun Kombëtar "Gjethi" e vizituan gjimnazistë nga shkolla e mesme "Rrëshen" të shoqëruar nga drejtuesja e kësaj shkolle znj. Liljana Marku si dhe mësuesja e historisë znj.Valbona Reçi. Nxënësit u njohën me muzeun nëpërmjet guidës së tij dhe nuk ngurruan të drejtonin pyetje si dhe të tregonin informacionet që ato kishin për periudhën komuniste.