Instrument mjekoligjor VSC-1 Ky instrument mjeko-ligjor i markës Fosters and Freeman LTD, modeli VSC-1 është prodhuar në qytetin Grays Essex, në Angli gjatë viteve 70-80. Kjo pajisje përdorej për të analizuar dokumente të ndryshme përmes rrezeve ultraviolet dhe infra të kuqe, duke i krahasuar me njëri tjetrin për të dalluar ndryshime që mund të ishin bërë mbi to. Gjatë periudhës së komunizmit është përdorur nga punonjësit e teknikës operative, në laboratorin e “Shtëpisë me Gjethe” ku tashmë ky objekt është i ekspozuar për vizitorët. Forensic [...]
Mikrofon Stacionar Mikrofoni stacionar i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës shërbente për përgjimin e ambienteve të brendshme si dhoma hoteli apo shtëpie dhe ambiente publike si bare, restorante, zyra etj. Nga ana teknike ky objekt punonte me bateri 4 x1.5 volt. Lidhej me linjë deri në 100 metra me marrësin e më tej me regjistruesin dhe kufjet. Gjithashtu lidhej dhe me centralet KLON në një linjë më të gjatë se 100 metra dhe midis dhënësit dhe marrësit vendosej një përforcues audio i koduar me markën “Plepi”. Kjo pajisje është prodhuar rreth viteve [...]
Magnetofon me shirita UHER 5000 Universal Magnetofoni me shirita UHER 5000 Universal shërbente si incizues dhe prodhues audio dhe përdorej nga Sigurimi i Shtetit për të regjistruar proceset e hetuesisë si dhe bisedat e personave të përgjuar. Nga ana teknke objekti është një regjistrues mono kasetë me dy rrota dhe regjistron me frekuencë (40-16,000Hz) në shpejtësinë e shiritit: 2.9,4.7 ose 9.5 cm/s. I prodhuar në Gjermaninë Perëndimore gjatë viteve 1972–1975, me kalimin e viteve, dizenjimi u përmirësua dhe emri ndryshoi nga Universal 5000 në “Universalgerät 5000”. Pajisja u pasua në 1985-ën nga UHER [...]
Instrument shpimi metalesh Instrumenti i shpimit i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës është përdorur nga punonjësit e teknikës operative me qëllim hapjen e objekteve të forta, ku më së shumti përdorej për hapjen e kasafortave. Ky objekt pune i përbërë prej dy shufrash hekuri me dimensione të gjata e të holla gjendet i vendosur brënda një kutie me material të drunjtë ngjyrë bezhë. Objekti është i ekspozuar, së bashku me mjete të tjera pune, në dhomën numër 9 të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. [...]
Kuti shahu Kutia e shahut e ekspozuar në Dhomën e Ndenjjes së muzeut ka shërbyer si objekt kamuflazhi i për të fshehur mikrofonat, çimkat. Objekti është prej druri dhe është prodhuar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Përsa i përket gjendjes teknike objekti paraqitet në rregull. Chess box The chess box on display in the museum Living Room has served as a camouflage object to hide the microphones, the bugs. The building is made of wood and was produced in the Socialist People's Republic [...]
Aspirator me korrent Ky objekt sherbente për të pastruar objektivat dhe lentet optike te aparaturave. Nga gjendja teknike paraqitet me defekt. Objekti i modelit "VEB" është i prodhuar në Gjermani më 1970 dhe ka si karakteristika teknike: 220 volt/ 10.000 rrotullime min. Gjendja teknike e tij paraqitet me difekt. Electric hood This object served to clean the optical lenses of the apparatus. Regarding its technical condition it presents a fault. The object of the model "VEB" was produced in Germany in 1970 and has [...]
Aparati për prodhimin e avullit Aparati për prodhimin e avullit shërbente për hapjen e korrespondencës postare, letrave të dyshuara për përmbatjen e tyre. Avulli bënte të mundur shkrirjen e dyllit të letrës duke mos e dëmtuar atë, në mënyrë që ndërhyrja të mos vihej re nga marrësi. Karakteristikë e tij teknike është se punon me elektroda 220 volt. Objekti i materialit inoks dhe plastikë është i prodhuar në Kinë. Apparatus for steam production The steam generator was used to open postal correspondence; thus, letters [...]
Çantë lëkure Çanta e lëkurës e ekspozuar në dhomën nr.9 ka shyrbyer si objekt kamuflazhi për punonjësit e teknikës operative. Në një vështrim të parë çanta duket e zakonshme, pra si objekt për mbajtjen e sendeve të ndryshme. Në brendësi të saj gjendet hapësira për të vendosur një aparat fotografik profesional. Në këtë mënyrë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit mund të realizonin foto pa u diktuar. Çanta mbyllet me anë të një "kapëseje kllapë" në të cilën gjendet edhe një hapësirë e vogël për objektivin e aparatit. [...]
Video të Muzeut
Kati i I Youtube Kati i II Youtube