Rreth Nesh 2017-08-12T05:39:11+00:00

Sektori i shtatë: Zëra nga e kaluara

Janë zëra të kapur dekada më parë me përgjim elektronik. Por nuk mund të jenë objekt kureshtjeje. Vijnë nga terri, nga humnera. Pavarësisht prej fjalëve që thonë, janë zëra që ftojnë për një refleksion mbi të kaluarën. Në një nga dhomat tregohet modeli i zbardhjes së një përgjimi të kryer nga punonjësit e Sigurimit te Shtetit.

Sektori i tetë: Panoptikon-Panakustikon

Mund të përkthehet si “vendi prej ku mund të shohësh dhe të dëgjosh gjithçka”. Kuptimi tjetër i fjalës së parë (Panoptikon), sipas së cilës është ndërtuar edhe e dyta (Panakustikon), është ai i një burgu ideal, të konceptuar mëse dyqind vjet më parë nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham. Utilitaristët nuk besonin në utopinë e një shoqërie të përsosur. Një utopi e tillë ishte edhe komunizmi. Pretendimet për ta realizuar sollën shoqërinë e kontrollit total, në ngjashmëri me burgun e Bentham-it. [...]

Sektori i nëntë: E kaluara e pashëruar

“E shkuara nuk vdes kurrë. Madje ajo as ka kaluar”.  William Faulkner “Në atë masë që e kaluara vërtet mund të ‘kapërcehet’, kjo arrihet vetëm duke rrëfyer çfarë ka ndodhur”. Hannah Arendt Në këtë sektor vizitorët do të mund të ndjekin një kolazh intervistash të personave që janë dënuar e persekutuar gjatë regjimit komunist.

Bashkëpunëtorët

Ministria e Kulturës realizoi me sukses muzealizimin e godinës në bashkëpunim me: Studio Terragni Architetti, Como - New York, Studio XY comm, Milano, Shërbimin Informativ Shtetëror, Arkivin e Ministrisë së Brendshme, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Institutin e ish të Përndjekurve Politikë, Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit, Qendrën Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe të Torturës, Albanian Human Right Project, Foundation Culture Europe, Bibliotekën Kombëtare, Arkivin Qendor të Shtetit, [...]

Çmimi-ditët pushim-oraret

BILETAT E MUZEUT: BILETA E HYRJES:  700 Lekë TARIFË E REDUKTUAR:  350 Lekë Pensionistët Invalidët dhe personi që i shoqëron ata Jetimët TARIFË E REDUKTUAR:  500 Lekë Grup (mbi 12 veta) TARIFË E REDUKTUAR:  210 Lekë Nxënës e studentë HYRJE E LIRË: 18 Prill -Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore 18 Maj -  Dita Ndëkombëtare e Muzeve 21 Maj -  Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe [...]