Rreth Nesh 2017-08-12T05:39:11+00:00

Programi i ri edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nisi dje në Muzen Kombëtar  të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" programi i ri edukativ  "Kujtojmë për të mos harruar". Ky projekt i cili realizohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës, ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Projekti është parashikuar të zhvillohet gjatë gjithë vitit shkollor 2018, çdo të mërkurë e të premte duke përfshirë rreth [...]

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar "Gjethi", zhvilloi me datë 29 shtator, aktivitetin: “Trashëgimia Komuniste dhe Shtëpia me Gjethe si vend i kujtesës”. Ky aktivitet u mbajt në orën 12:30 në një nga dhomat e muzeut. Aktiviteti pati trajtën e një diskutimi të lirë rreth çështjeve të mëposhtme: -Kush është qëllimi i hapjes së Muzeut Kombëtar "Gjethi" ? -Çfarë është trashëgimia komuniste? -Trashëgimia komuniste si pjesë e trashëgimisë kulturore. Të pranishëm ishin rreth [...]

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”:

Ky është një moment, në këndvështrimin tim shumë i rëndësishëm, i kurorëzimit të një pune aspak të lehtë për t’i dhënë jetë këtij Muzeu, në një vend ku historia e përcaktoi si pikën ku duhet të lindnin fëmijë nënat e reja dhe pastaj e transformoi në pikën ku lindte çdo ditë frika që rrezatonte shtëpia fantazmë e gjetheve. Ka shumë të thëna për raportin e të shkuarës me të ardhmen. Unë zgjodha një prej tyre, që thotë: “Lum ai që [...]

Hapet Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

U hap për publikun Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, godina e mistershme që prej 45 viteve mbuluar nga gjethet iu fsheh syrit të publikut dhe ku u përgjuan, kontrolluan dhe spiunuan njerëz të pafajshëm nga regjimi komunist. “Shtëpia me Gjethe”, e kthyer në Muze të memories me mbështetjen e Kryeministrit dhe projekt të Ministrisë së Kulturës, është dëshmia më therëse e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat e shpirtrat e njerëzve. Në ceremoninë e hapjes merrnin [...]

Historia e Muzeut

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës [...]

Sektori i parë: Çimka dhe krijesa të tjera

Teknika është neutrale vetëm kur nuk vihet në përdorim. Përgjimi elektronik është një teknikë që përdoret për të kontrolluar njerëz. Lloji i sistemit politik është edhe përcaktuesi vendimar i formatit të shërbimeve të cilat përcaktojnë llojin e përgjimeve, arsyen e përgjimeve, metodën e përgjimeve, teknikën e përgjimeve etj. Në Shqipëri ekzistonin fonde të ngritura posaçërisht për blerjen e pajisjeve të kushtueshme të përgjimit, marrëveshje protokollare mes shtetesh aleate për specializimin apo trajnimin e punonjësve të degës tekniko shkencore. [...]