Rreth Nesh 2017-08-12T05:39:11+00:00

“Mbresa” Edicioni II

Sot, me rastin e 2-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", në ambientet e muzeut u organizua faza përmbyllëse e programit edukativ "Mbresa", edicioni II. Në këtë event u ekspozuan të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Juria e përbërë nga drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari, Prof. Lili Sula, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe [...]

Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën

Sot, më datë 11.05.2019, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës, i ndryshuar, në Vendimin Nr. 208, datë 15.03.2017 të Këshillit të Ministrave: “Për krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Statutin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar Gjethi, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar Gjethi shpall procedurat e konkurimit:   Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me financën.      -          Data e fillimit të [...]

Ekspozitë fotografike “Viti 1989 Çlirimi”

Në datën 22 shtator 2018, ora 18:00, pranë Muzeut Kombëtar "Gjethi", do të çelet ekspozita fotografike me titull "Viti 1989 Çlirimi". Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar "Gjethi". Të pranishëm në çeljen e ekspozitës do të jenë Dr. Adrian Majuru, Drejtor i Përgjithshëm i  Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe znj.Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Rumani, e [...]

Rritja e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”

Rritje e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" për muajin Qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grafik i cili tregon numrin e rritjes se vizitorëve. Grafiku 1: Te ardhurat qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne 2017 te ardhurat ishin pak me poshte se 600000, dhe ne 2018 pak me shume se 600000. Grafiku 2: Numri i vizitorëve qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne qershor, [...]

Numri i gjelbër

Me çeljen e Sezonit Turistik 2018 dhe në kuadër të Programit të Transparencës, Ministria e Kulturës ka vendosur në dispozicion të publikut, një numër telefoni për denoncime, ankesa dhe vërejtje mbi rastet abuzive, korrupsionin apo parregullsitë në shërbim, në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore ku ofrohet shërbim ndaj vizitorëve. Grafik i cili njofton qytetaret te denoncojne abuzuesit e detyres. Permbajtja: Denonconi me sms ne numrin e gjelber: +355 688748737. Denonconi: Rastet Abuzive, Korrupsionin, Parregullsite ne sherbime.  

Shkolla “Musine Kokalari”, bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Musine Kokalari", u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kalua"rën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por [...]