Ekspozita”Qëndresa”
Në kuadër të muajit të Kujtesës dhe me rastin e 30 vjetorit të 20 Shkurtit, Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, që simbolizon ngadhnjimin e qëndresës antikomuniste, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", çeli ekspozitën "Qëndresa". Në ceremoninë e çeljes ishte i ftuar z. Fatmir Merkoçi, një nga protagonistët e kësaj ngjarjeje i cili solli për të pranishmit emocionet e atyre ditëve të ndryshimeve të mëdha historike. Drejtoresha e [...]
Nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” pjesë e programit ” Kujto për të mos harruar”
Në kuadër të Muajit të Kujtesës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi veprimtarinë " Kujto për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Avni Rustemi". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” pjesë e programit: ” Kujtojmë për të mos harruar”
Lulëkuqe - lulegjake (Një lulëkuqe që mbiu pa pyetur në zonën e ndaluar të oborrit të burgut, e shkuli policia popullore...) Lulëkuqe - lulegjake, I kujt është ai gjak që të ndez faqet? Po sytë e zinj të pikëlluar? Motërzat e tua në grurë E mbajnë kryet ulur si për nusërinë... Ku e gjen forcën kërcelli yt i brishtë Që nuk di të përkulet? Kush ta jep, moj nusezë, krenarinë? Daut Gumeni, Burgu [...]
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”
Muaji shkurt, muaji i kujtesës. Nxënësit e gjimnazit "Qemal Stafa" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa [...]
Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".
Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”
Nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi [...]