Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, znj. Etleva Demollari dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli, nënshkruan një “Memorandum mirëkuptimi”, nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Objekti i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është institucionalizimi i marrëdhënieve për aplikimin e procedurave që thjeshtojnë bashkëpunimin e ndërsjellë të palëve, në kuadër të identifikimit, grumbullimit, administrimit të dokumenteve e të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të organeve të diktaturës komuniste, si dhe bashkëpunimi në fushën e botimeve, kulturës dhe promovimit të saj, që dëshmojnë për krimet e komunizmit në Shqipëri në periudhën që ka funksionuar ish-Sigurimi i Shtetit.
![](http://muzeugjethi.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/156589627_2889964221236969_6734698306240077879_n-169x300.jpg)
![](http://muzeugjethi.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/156813174_2889964151236976_2264738875241092545_n-169x300.jpg)
![](http://muzeugjethi.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/157304574_2889964177903640_3642189786984658525_n-169x300.jpg)