Sektori i tetë: Panoptikon-Panakustikon
Mund të përkthehet si “vendi prej ku mund të shohësh dhe të dëgjosh gjithçka”. Kuptimi tjetër i fjalës së parë (Panoptikon), sipas së cilës është ndërtuar edhe e dyta (Panakustikon), është ai i një burgu ideal, të konceptuar mëse dyqind vjet më parë nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham. Utilitaristët nuk besonin në utopinë e një shoqërie të përsosur. Një utopi e tillë ishte edhe komunizmi. Pretendimet për ta realizuar sollën shoqërinë e kontrollit [...]
Sektori i nëntë: E kaluara e pashëruar
“E shkuara nuk vdes kurrë. Madje ajo as ka kaluar”. William Faulkner “Në atë masë që e kaluara vërtet mund të ‘kapërcehet’, kjo arrihet vetëm duke rrëfyer çfarë ka ndodhur”. Hannah Arendt Në këtë sektor vizitorët do të mund të ndjekin një kolazh intervistash të personave që janë dënuar e persekutuar gjatë regjimit komunist.
Hapet Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
U hap për publikun Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, godina e mistershme që prej 45 viteve mbuluar nga gjethet iu fsheh syrit të publikut dhe ku u përgjuan, kontrolluan dhe spiunuan njerëz të pafajshëm nga regjimi komunist. “Shtëpia me Gjethe”, e kthyer në Muze të memories me mbështetjen e Kryeministrit dhe projekt të Ministrisë së Kulturës, është dëshmia më therëse e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat e shpirtrat [...]
Historia e Muzeut
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. [...]
Bashkëpunëtorët
Ministria e Kulturës realizoi me sukses muzealizimin e godinës në bashkëpunim me: Studio Terragni Architetti, Como - New York, Studio XY comm, Milano, Shërbimin Informativ Shtetëror, Arkivin e Ministrisë së Brendshme, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Institutin e ish të Përndjekurve Politikë, Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit, Qendrën Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe të Torturës, Albanian Human Right Project, Foundation Culture [...]
Njoftime për projekte në vazhdim
Per momentin ska njoftime...