Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".
Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”
Nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi [...]
Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” pjesë e programit: “Kujtojmë për të mos harruar”
Nxënësit e shkollës "Jeronim De Rada", ishin të parët që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar"për vitin 2021. Pas vizitës në muze, nxënësit mundën të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, mësues, poet e shkrimtar, i dënuar politik me 23 vite burg. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ka rinisur programet e veta edukative duke zbatuar të gjitha protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e përhapjes së Covid [...]
Video të Muzeut
Kati i I Youtube Kati i II Youtube