Media 2017-08-12T05:38:21+00:00

Shkolla “Arben Broci” pjesë e programit “Kujtojmë për të mos harruar”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi  veprimtarinë "Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Arben Broci". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.

Konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums”

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u organizua konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” nga Ministria e Kulturës, në cilësinë e Partnerit të Projektit. Projekti është pjesë e programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro. Gjatë aktivitetit u prezantuan jo vetëm rezultatet dhe produktet e [...]

Vizitë studimore online

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”  u zhvillua një vizitë studimore online, pjesë e zbatimit të projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” financuar në kuadër te programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ekspertët sollën një qasje të re se si teknologjite [...]

Revista muzeologjike “Dritëhije” II

Doli nga shtypi numri i dytë i revistës muzeologjike "Dritëhije". Revista muzeologjike "Dritëhije" është botim i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte dhe analiza mbi regjimin diktatorial dhe trashëgiminë e tij në ditët e sotme. [...]

“Memorandum mirëkuptimi”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, znj. Etleva Demollari dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli, nënshkruan një “Memorandum mirëkuptimi”, nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Objekti i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është institucionalizimi i marrëdhënieve [...]