Promovimi i botimi të numrit të dytë të revistës shkencore periodike “Dritëhije”
Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u promovua botimi i numrit të dytë të revistës shkencore periodike "Dritëhije”. Falenderojmë studiuesit, historianët dhe muzeologët që me shkrimet e tyre hodhën dritë mbi ngjarje, qëndrime e problematika të sistemit e të trashëgimisë kulturore gjatë periudhës së regjimit komunist dhe postkomunist. Në numrin 2 të revistës do të gjeni: Dr. Dorian Koçi "Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Sh.B.A dhe Britaninë e Madhe (Janar-Maj1946)" Dr. Klejd Këlliçi, Przemyslaw Gasztold "Diversion në Lindje: P.P.Sh. dhe Partia Komuniste Polake në Tiranë" Etleva Demollari "Strategji muzeologjike në muzetë e kujtesës si një lloj [...]