Programi “Kujtojmë për të mos harruar”

"E vetmja mënyrë për ta mposhtur të keqen është të tallesh me të". Me 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më të jashtëzakonshme të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek nxënësit e shkollës "Mihal Grameno" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".

2022-03-16T11:12:37+00:00

Thirrje për kumtesë

Konferenca shkencore “Dritëhije” Në kuadër të 5 vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”, organizohet Konferenca Shkencore "Dritëhije”. Qëllimi i kësaj konference është që të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke hedhur dritë mbi regjimin e errët diktatorial, duke u fokusuar tek trajtimi i historisë, i ngjarjeve dhe i njerëzve me dritëhijet e tyre. Konferenca synon të sjellë në vëmendje dhe të hapë një debat shumëdisiplinor shkencor e publik, mbi vendet e kujteses dhe mbi trajtimin e trashëgimisë komuniste. Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" [...]

2022-03-16T09:31:47+00:00

Vizitë e z.Alain Berset

"Shumë faleminderit për vizitën. Ne duhet te inkurajojmë, gjithmonë e përherë përballjen me të të shkuarën. Për të mos e harruar por për të mësuar. Faleminderit dhe ju lumtë për ekspozitën". Z. Alain Berset, Zv/Presidenti i Zvicrës dhe Këshilltari Federal, Ministri për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, i shoqëruar nga z. Adrian Maître, ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, vizitoi muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe".

2022-02-23T13:39:00+00:00

Ekspozita “Lulet e ftohta të shkurtit”

Në kuadër të “Muajit të Kujtesës” të shpallur nga Ministria e Kulturës dhe me rastin e 20 Shkurtit, Dita e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit dhe Dita e Rrëzimit të Shtatores së Enver Hoxhës, në muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe" u çel ekspozita "Lulet e ftohta të shkurtit". Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Ardit Bido. Në fjalën e tyre ata theksuan rëndësinë e pasqyrimit të ngjarjeve politike dhe sociale të viteve 1990-1991 , që shënuan rënien e regjimit totalitar në vend duke iu [...]

2022-02-23T10:07:56+00:00

Punëtoria “Mbresa”

Nxënësit e Gjimnazi Myslym Keta morën pjesë në punëtorinë "Mbresa" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe". Nxënësit vizituan muzeun dhe u ftuan të shprehin përshtypjet e tyre në gjininë artistike që parapëlqejnë. Punëtoria "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja [...]

2022-02-23T09:42:53+00:00

“Kujtojmë për të mos harruar”

23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më të jashtëzakonshme të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e Shkolla Myslym Keta që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".  

2022-02-23T09:06:45+00:00

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve u promovua numri i tretë i revistës muzeologjike "Dritëhije", ku kanë kontribuuar përveç bashkëpunëtorëve të përhershëm edhe disa studiues të rinj. Në këtë numër Dr. Oltsen Gripshi sjell punimin: “Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90” ku synon evidentimin e çështjeve të ndryshme muzeologjike, konceptit të muzeut socialist si shpërndarës i një propagandamonopoliste diktatoriale para viteve ’90 dhe muzealizimin e trashëgimisë komuniste shqiptare brenda vetë hapësirave të atyre godinave sot duke marrë si pikënisje përkufizimin emuzeut nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Dr. Etleva Demollari sjell një artikull mbi Panoptikën. Panoptika [...]

2022-02-23T08:56:02+00:00

“Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e shkollës Dora D'Istria u bënë pjesë e programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë.  

2022-02-23T08:35:13+00:00