Programi “Kujtojmë për të mos harruar”
"E vetmja mënyrë për ta mposhtur të keqen është të tallesh me të". Me 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më të jashtëzakonshme të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek nxënësit e shkollës "Mihal Grameno" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".