Programi “Kujtojmë për të mos harruar”
"E vetmja mënyrë për ta mposhtur të keqen është të tallesh me të". Me 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më të jashtëzakonshme të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek nxënësit e shkollës "Mihal Grameno" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".
Vizitë në “Shtëpinë me Gjethe”
Një grup emigrantësh politikë afganë, të organizuar nga Bashkia Tiranë, vizitoi Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: Shtëpia me Gjethe".
Thirrje për kumtesë
Konferenca shkencore “Dritëhije” Në kuadër të 5 vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”, organizohet Konferenca Shkencore "Dritëhije”. Qëllimi i kësaj konference është që të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke hedhur dritë mbi regjimin e errët diktatorial, duke u fokusuar tek trajtimi i historisë, i ngjarjeve dhe i njerëzve me dritëhijet e tyre. Konferenca synon të sjellë në vëmendje dhe të hapë një debat shumëdisiplinor shkencor e publik, mbi vendet e kujteses [...]
Vizitë e z.Alain Berset
"Shumë faleminderit për vizitën. Ne duhet te inkurajojmë, gjithmonë e përherë përballjen me të të shkuarën. Për të mos e harruar por për të mësuar. Faleminderit dhe ju lumtë për ekspozitën". Z. Alain Berset, Zv/Presidenti i Zvicrës dhe Këshilltari Federal, Ministri për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, i shoqëruar nga z. Adrian Maître, ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, vizitoi muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe".
Ekspozita “Lulet e ftohta të shkurtit”
Në kuadër të “Muajit të Kujtesës” të shpallur nga Ministria e Kulturës dhe me rastin e 20 Shkurtit, Dita e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit dhe Dita e Rrëzimit të Shtatores së Enver Hoxhës, në muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe" u çel ekspozita "Lulet e ftohta të shkurtit". Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Ardit Bido. Në fjalën e tyre ata theksuan rëndësinë e pasqyrimit [...]
Punëtoria “Mbresa”
Nxënësit e Gjimnazi Myslym Keta morën pjesë në punëtorinë "Mbresa" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe". Nxënësit vizituan muzeun dhe u ftuan të shprehin përshtypjet e tyre në gjininë artistike që parapëlqejnë. Punëtoria "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat [...]