Thirrje për kumtesë

Konferenca shkencore “Dritëhije” Në kuadër të 5 vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”, organizohet Konferenca Shkencore "Dritëhije”. Qëllimi i kësaj konference është që të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke hedhur dritë mbi regjimin e errët diktatorial, duke u fokusuar tek trajtimi i historisë, i ngjarjeve dhe i njerëzve me dritëhijet e tyre. Konferenca synon të sjellë në vëmendje dhe të hapë një debat shumëdisiplinor shkencor e publik, mbi vendet e kujteses dhe mbi trajtimin e trashëgimisë komuniste. Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" [...]

2022-03-16T09:31:47+00:00

Vizitë e z.Alain Berset

"Shumë faleminderit për vizitën. Ne duhet te inkurajojmë, gjithmonë e përherë përballjen me të të shkuarën. Për të mos e harruar por për të mësuar. Faleminderit dhe ju lumtë për ekspozitën". Z. Alain Berset, Zv/Presidenti i Zvicrës dhe Këshilltari Federal, Ministri për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, i shoqëruar nga z. Adrian Maître, ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, vizitoi muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe".

2022-02-23T13:39:00+00:00

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve u promovua numri i tretë i revistës muzeologjike "Dritëhije", ku kanë kontribuuar përveç bashkëpunëtorëve të përhershëm edhe disa studiues të rinj. Në këtë numër Dr. Oltsen Gripshi sjell punimin: “Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90” ku synon evidentimin e çështjeve të ndryshme muzeologjike, konceptit të muzeut socialist si shpërndarës i një propagandamonopoliste diktatoriale para viteve ’90 dhe muzealizimin e trashëgimisë komuniste shqiptare brenda vetë hapësirave të atyre godinave sot duke marrë si pikënisje përkufizimin emuzeut nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Dr. Etleva Demollari sjell një artikull mbi Panoptikën. Panoptika [...]

2022-02-23T08:56:02+00:00

Nxënëset e Kolegjit “Mehmet Akif” morën pjesë në punëtorinë “Mbresa”

Çelëm programet edukative për vitin 2022. Nxënëset e Kolegji "Mehmet Akif" vajza Official morën pjesë në punëtorinë "Mbresa" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe". Nxënësit vizituan muzeun dhe u ftuan të shprehin përshtypjet e tyre në gjininë artistike që parapëlqejnë. Punëtoria "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve [...]

2022-01-18T10:23:02+00:00

Njoftim

NJOFTIM për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën dhe Shërbimet Mbështetëse në MUZEUN KOMBËTAR TË PËRGJIMEVE “SHTËPIA ME GJETHE” Sot, më datë 22.12.2021, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar, në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” shpall procedurat e konkurimit: Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me Financën dhe Shërbimet mbështetëse. Kategoria e pagës IV A - Data e fillimit të njoftimit: 22.12.2021 - Data [...]

2021-12-22T11:32:24+00:00