Muzeu Kombëtar i Përgjimeve:”Shtëpia me Gjethe” është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit.

Të dashur miq, Dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin e bukur se pas një aplikimi të suksesshëm në prill 2019, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit. Një pjesëtare e jurisë, znj. Metka Fujs nga Sllovenia, vizitoi dhe inspektoi muzeun në mënyrë të detajuar dhe më pas zhvilloi një bisedë me stafin ku u njoh me punën, programet edukative dhe projektet e ardhshme.    

2019-07-14T15:38:58+00:00

Monodrama “Udha e Qumështit”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u kthye sot në skenën e monodramës: "Udha e qumështit" duke na dhuruar një përvojë unike dhe emocionuese. Kur muzeu komunikon me teatrin lindin ide dhe forma artistike qe sjellin per publikun kendveshtrime e emocione te reja. Falenderojmë për bashkëpunimin regjisorin Armand Bora, aktoren e talentuar Egla Ceno, Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe nxënësit e mësuesit e gjimnazit të Vorës.

2019-07-03T11:40:23+00:00

Nxënësit e shkollës: “Dhora Leka” vizitojnë “Shtëpinë me Gjethe”

. Nxënësit e shkollës: "Dhora Leka" Tiranë, u bënë sot pjesë e programit edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vite internim gjatë regjimit komunist. [...]

2019-05-31T12:25:16+00:00

Vizitë studimore e Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore

  Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ishte pjesë e programit të vizitës studimore të Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore. Pas vizitës në muze, delegacioni zhvilloi një bisedë me drejtoreshën e muzeut, znj. Etleva Demollari mbi ecurine e projektet e muzeut si dhe mbi perballjen me të shkuarën në Shqipëri. Kjo vizitë shërben për të vendosur lidhje mes aktorëve që merren me trajtimin e të kaluarës komuniste në vende të ndryshme.

2019-05-31T12:19:31+00:00

“Mbresa” Edicioni II

Sot, me rastin e 2-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", në ambientet e muzeut u organizua faza përmbyllëse e programit edukativ "Mbresa", edicioni II. Në këtë event u ekspozuan të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Juria e përbërë nga drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari, Prof. Lili Sula, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe Dr. Ermir Hoxha, pedagog në Universitetin e Arteve vlerësuan punimet më të mira me çmime. Në këtë aktivitet performuan disa [...]

2019-05-31T12:13:49+00:00

Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën

Sot, më datë 11.05.2019, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës, i ndryshuar, në Vendimin Nr. 208, datë 15.03.2017 të Këshillit të Ministrave: “Për krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Statutin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar Gjethi, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar Gjethi shpall procedurat e konkurimit:   Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me financën.      -          Data e fillimit të njoftimit:      16.05.2019     -          Data e mbarimit të njoftimit:  30.05.2019 -          Data e fundit e aplikimit:        30.05.2019   Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të [...]

2019-05-31T11:48:55+00:00

Ekspozitë fotografike “Viti 1989 Çlirimi”

Në datën 22 shtator 2018, ora 18:00, pranë Muzeut Kombëtar "Gjethi", do të çelet ekspozita fotografike me titull "Viti 1989 Çlirimi". Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar "Gjethi". Të pranishëm në çeljen e ekspozitës do të jenë Dr. Adrian Majuru, Drejtor i Përgjithshëm i  Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe znj.Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Rumani, e cila do të performojë në kuadër të aktivitetit.Kjo ekspozitë vjen në vazhdën e bashkëpunimit midis Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit [...]

2018-11-07T18:09:00+00:00

Rritja e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”

Rritje e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" për muajin Qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grafik i cili tregon numrin e rritjes se vizitorëve. Grafiku 1: Te ardhurat qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne 2017 te ardhurat ishin pak me poshte se 600000, dhe ne 2018 pak me shume se 600000. Grafiku 2: Numri i vizitorëve qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne qershor, 2017 ka pasur rreth 1100 vizitor, ndersa ne 2018 nje ngritje prej 15%.

2018-11-09T16:42:20+00:00

Numri i gjelbër

Me çeljen e Sezonit Turistik 2018 dhe në kuadër të Programit të Transparencës, Ministria e Kulturës ka vendosur në dispozicion të publikut, një numër telefoni për denoncime, ankesa dhe vërejtje mbi rastet abuzive, korrupsionin apo parregullsitë në shërbim, në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore ku ofrohet shërbim ndaj vizitorëve. Grafik i cili njofton qytetaret te denoncojne abuzuesit e detyres. Permbajtja: Denonconi me sms ne numrin e gjelber: +355 688748737. Denonconi: Rastet Abuzive, Korrupsionin, Parregullsite ne sherbime.  

2018-11-09T16:53:28+00:00

Shkolla “Musine Kokalari”, bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Musine Kokalari", u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kalua"rën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Serjan Alikaj mbi dhunimin e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.

2018-05-26T09:18:59+00:00