About Muzeu Muzeu

This author has not yet filled in any details.
So far Muzeu Muzeu has created 105 blog entries.

Instrument shpimi metalesh Instrumenti i shpimit i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës është përdorur nga punonjësit e teknikës operative me qëllim hapjen e objekteve të forta, ku më së shumti përdorej për hapjen e kasafortave. Ky objekt pune i përbërë prej dy shufrash hekuri me dimensione të gjata e të holla gjendet i vendosur brënda një kutie me material të drunjtë ngjyrë bezhë. Objekti është i ekspozuar, së bashku me mjete të tjera pune, në dhomën numër 9 të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.   [...]

2020-12-16T23:04:14+00:00

Kuti shahu Kutia e shahut e ekspozuar në Dhomën e Ndenjjes së muzeut ka shërbyer si objekt kamuflazhi i për të fshehur mikrofonat, çimkat. Objekti është prej druri dhe është prodhuar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Përsa i përket gjendjes teknike objekti paraqitet në rregull.   Chess box The chess box on display in the museum Living Room has served as a camouflage object to hide the microphones, the bugs. The building is made of wood and was produced in the Socialist People's Republic [...]

2020-12-16T23:15:19+00:00

Fotografitë e shkëputura nga albumi Këto fotografi janë marrë nga një album i krijuar për të udhëzuar punonjësit e kësaj shtëpie se si t'i vendosnin çimkat.   Photos detached from the album These photos were taken from an album created to instruct the employees of this house on how to place the bugs.    

2020-12-16T23:16:35+00:00

Aspirator me korrent Ky objekt sherbente për të pastruar objektivat dhe lentet optike te aparaturave. Nga gjendja teknike paraqitet me defekt. Objekti i modelit "VEB" është i prodhuar në Gjermani më 1970 dhe ka si karakteristika teknike: 220 volt/ 10.000 rrotullime min. Gjendja teknike e tij paraqitet me difekt.   Electric hood This object served to clean the optical lenses of the apparatus. Regarding its technical condition it presents a fault. The object of the model "VEB" was produced in Germany in 1970 and has [...]

2020-12-16T23:16:22+00:00

Aparati për prodhimin e avullit Aparati për prodhimin e avullit shërbente për hapjen e korrespondencës postare, letrave të dyshuara për përmbatjen e tyre. Avulli bënte të mundur shkrirjen e dyllit të letrës duke mos e dëmtuar atë, në mënyrë që ndërhyrja të mos vihej re nga marrësi. Karakteristikë e tij teknike është se punon me elektroda 220 volt. Objekti i materialit inoks dhe plastikë  është i prodhuar në Kinë.   Apparatus for steam production The steam generator was used to open postal correspondence; thus, letters [...]

2020-12-16T23:15:59+00:00

Çantë lëkure Çanta e lëkurës e ekspozuar në dhomën nr.9 ka shyrbyer si objekt kamuflazhi për punonjësit e teknikës operative. Në një vështrim të parë çanta duket e zakonshme, pra si objekt për mbajtjen e sendeve të ndryshme. Në brendësi të saj gjendet hapësira për të vendosur një aparat fotografik profesional. Në këtë mënyrë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit mund të realizonin foto pa u diktuar. Çanta mbyllet me anë të një "kapëseje kllapë" në të cilën gjendet edhe një hapësirë e vogël për objektivin e aparatit.   [...]

2020-12-16T23:15:42+00:00

Marrës me valë të mesme “Rinia A-1” Kjo aparaturë marrëse e sinjalit audio e modelit Rinia A-1 shërbente për të marrë dhe dëgjuar frekuencat e sinjaleve të lëshuara nga mikrofoni i vendosur në objektet përgjuese. Marrësi me valë të mesme përdorej nga oficerët e Sigurimit të Shtetit  me qëllim përgjimin e personave të dyshuar për aktvitete që konsideroheshin të dyshimta nga pushteti. Pajisja marrëse e përbërë nga hekuri, xhami dhe plastika punonte me bateri 4 x 1,5 volt dhe arrinte të merrte sinjalin nga një distancë 100-500 metra. Marrësi me valë të mesme [...]

2020-12-13T14:06:49+00:00

Pedale komanduese për magnetofonë “UHER” Pedalja komanduese për magnetofonë, e markës gjermane UHER, është e ekspozuar në dhomën e teknikës operative me numër 7 të “Shtëpisë me Gjethe”. Ajo shërbente për komandimin me anë të këmbës të magnetofonëve të modelit “UHER 5000 Universal”. Pedalja dhe magnetofoni lidheshin së bashku me anë të një kablli lidhës. Pedalja komanduese është prodhuar në qytetin e  Mynihut në vitin 1963 në Gjermaninë Perëndimore. Control pedals for "UHER" tape recorders The command pedal for tape recorders, of the German brand [...]

2020-12-13T14:05:56+00:00

Kamera e vrojtimit në largësi Kamera e vrojtimit për ambiente të jashtme e modelit “SW 412” e përbërë nga metali dhe plastika është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Përdorej për survejimin e trupave diplomatikë apo përfaqësive të huaja në Shqipëri. Ajo përbëhet nga dy pjesë një më e gjatë dhe tjetra më e shkurtër të cilat shërbejnë si ushqyes për tu lidhur me korrentin dhe punonte me ushqyes 12 volt. Kamera e ekspozuar është e vendurosur brenda një valixheje me ngjyrë të zezë dhe është e pajisur me një dorezë të vogël [...]

2020-12-13T14:05:13+00:00