Muzeu Kombëtar i Përgjimeve:”Shtëpia me Gjethe” është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit.
Të dashur miq, Dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin e bukur se pas një aplikimi të suksesshëm në prill 2019, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit. Një pjesëtare e jurisë, znj. Metka Fujs nga Sllovenia, vizitoi dhe inspektoi muzeun në mënyrë të detajuar dhe më pas zhvilloi një bisedë me stafin ku u njoh me punën, programet edukative dhe projektet e ardhshme.
Monodrama “Udha e Qumështit”
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u kthye sot në skenën e monodramës: "Udha e qumështit" duke na dhuruar një përvojë unike dhe emocionuese. Kur muzeu komunikon me teatrin lindin ide dhe forma artistike qe sjellin per publikun kendveshtrime e emocione te reja. Falenderojmë për bashkëpunimin regjisorin Armand Bora, aktoren e talentuar Egla Ceno, Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe nxënësit e mësuesit e gjimnazit të Vorës.
Nxënësit e shkollës: “Dhora Leka” vizitojnë “Shtëpinë me Gjethe”
. Nxënësit e shkollës: "Dhora Leka" Tiranë, u bënë sot pjesë e programit edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me [...]
Vizitë studimore e Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ishte pjesë e programit të vizitës studimore të Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore. Pas vizitës në muze, delegacioni zhvilloi një bisedë me drejtoreshën e muzeut, znj. Etleva Demollari mbi ecurine e projektet e muzeut si dhe mbi perballjen me të shkuarën në Shqipëri. Kjo vizitë shërben për të vendosur lidhje mes aktorëve që merren me trajtimin e të kaluarës komuniste në vende të ndryshme.
“Mbresa” Edicioni II
Sot, me rastin e 2-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", në ambientet e muzeut u organizua faza përmbyllëse e programit edukativ "Mbresa", edicioni II. Në këtë event u ekspozuan të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Juria e përbërë nga drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari, Prof. Lili Sula, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe Dr. [...]
Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën
Sot, më datë 11.05.2019, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës, i ndryshuar, në Vendimin Nr. 208, datë 15.03.2017 të Këshillit të Ministrave: “Për krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Statutin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar Gjethi, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar Gjethi shpall procedurat e konkurimit: Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me financën. - Data e fillimit të njoftimit: [...]