“Memorandum mirëkuptimi”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, znj. Etleva Demollari dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli, nënshkruan një “Memorandum mirëkuptimi”, nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Objekti i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është institucionalizimi i marrëdhënieve për aplikimin e procedurave që thjeshtojnë bashkëpunimin e ndërsjellë të palëve, në kuadër të identifikimit, grumbullimit, administrimit të dokumenteve e të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të organeve të diktaturës komuniste, si dhe bashkëpunimi në fushën e botimeve, kulturës dhe promovimit të saj, [...]

2021-04-17T11:03:25+00:00

Ekspozita”Qëndresa”

Në kuadër të muajit të Kujtesës dhe me rastin e 30 vjetorit të 20 Shkurtit, Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, që simbolizon ngadhnjimin e qëndresës antikomuniste, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", çeli ekspozitën "Qëndresa". Në ceremoninë e çeljes ishte i ftuar z. Fatmir Merkoçi, një nga protagonistët e kësaj ngjarjeje i cili solli për të pranishmit emocionet e atyre ditëve të ndryshimeve të mëdha historike. Drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari në çeljen e ekspozitës, ndër të tjera tha: "Kanë kaluar plot 30 vite që nga dita kur mijëra qytetarë rrëzuan shtatoren e ish-diktatorit [...]

2021-04-17T10:58:32+00:00

Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”

23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".

2021-04-17T10:32:13+00:00

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”

Nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe me veprimtarinë represive [...]

2021-04-17T10:23:56+00:00

Ekspozitë fotografike “Viti 1989 Çlirimi”

Në datën 22 shtator 2018, ora 18:00, pranë Muzeut Kombëtar "Gjethi", do të çelet ekspozita fotografike me titull "Viti 1989 Çlirimi". Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar "Gjethi". Të pranishëm në çeljen e ekspozitës do të jenë Dr. Adrian Majuru, Drejtor i Përgjithshëm i  Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe znj.Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Rumani, e cila do të performojë në kuadër të aktivitetit.Kjo ekspozitë vjen në vazhdën e bashkëpunimit midis Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit [...]

2018-11-07T18:09:00+00:00

Nxënës nga Gjirokastra në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" tërheq edhe nxënës të rretheve të tjera. Kësaj here ishte shkolla "Urani Rumbo" në Gjirokastër që u bë pjesë e projektit i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me znj. Arjeta Kokalari, familjare e [...]

2018-05-05T15:53:48+00:00

Shkolla “Myslym Keta” bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Dje patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm gjatë programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar", zëvendëskryetarin e Prezencës së OSBE -së, z. Robert Wilton. Takimin e hapi drejtoresha e Muzeut, znj. Etleva Demollari e cila tha se prioritet i punës së muzeut është njohja e brezit të ri me të kaluarën komuniste duke i ndihmuar ata të kuptojnë se si funksiononte regjimi totalitar, ndaj muzeu organizon vazhdimisht programe edukative. z. Robert Wilton në fjalën e tij i ftoi të rinjtë të ishin aktivë e të angazhoheshin në ballafaqimin me të kaluarën përmes dialogut. Nxënësit e Gjimnazi "Myslym Keta" u bënë pjesë e projektit [...]

2018-04-28T11:24:09+00:00

Nxënësit e gjimnazit “Aleks Buda” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nxënësit e gjimnazit "Aleks Buda", u bënë dje pjesë e projektit "Mbresa", në Muzeun Kombëtar "Gjethi". Projekti "Mbresa" është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë). Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare, promovimi i [...]

2018-03-10T11:14:15+00:00

Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Rrëshen” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në datë 1 mars 2018, Muzeun Kombëtar "Gjethi" e vizituan gjimnazistë nga shkolla e mesme "Rrëshen" të shoqëruar nga drejtuesja e kësaj shkolle znj. Liljana Marku si dhe mësuesja e historisë znj.Valbona Reçi. Nxënësit u njohën me muzeun nëpërmjet guidës së tij dhe nuk ngurruan të drejtonin pyetje si dhe të tregonin informacionet që ato kishin për periudhën komuniste.

2018-04-06T10:30:35+00:00