Muzeu Europian i Vitit 2020 – 2021
Të nderuar miq, Ceremonia e ndarjes së çmimeve: "Muzeu Europian i Vitit 2020 dhe 2021" do të zhvillohet on line, në datën 6 Maj, në orën 17:00. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" është nderuar me çmimin: "Muzeu i Këshillit të Europës 2020" në garën me 60 muze të tjerë. Ju ftojmë të na ndiqni të enjten, në lidhjen e mëposhtme: https://youtu.be/ASMlQpUFLBY
Nxënësit e shkollës ” Abdulla Keta” vizitojnë “Shtëpinë me Gjethe”
Nxënësit e shkollës " Abdulla Keta",Tiranë, vizituan sot Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".
Shkolla “Arben Broci” pjesë e programit “Kujtojmë për të mos harruar”
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi veprimtarinë "Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Arben Broci". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.
Vizitë e kolegjit të vajzave: Albanian Qatar College
Nxënëset e kolegjit të vajzave: Albanian Qatar College,Tiranë, vizituan sot Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".
Konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums”
Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u organizua konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” nga Ministria e Kulturës, në cilësinë e Partnerit të Projektit. Projekti është pjesë e programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro. Gjatë aktivitetit u prezantuan jo vetëm rezultatet dhe produktet e zbatimit të projektit, por edhe si do të shërbejnë ato në funksion të komunitetit vendas dhe atij te [...]
Vizitë studimore online
Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u zhvillua një vizitë studimore online, pjesë e zbatimit të projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” financuar në kuadër te programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ekspertët sollën një qasje të re se si teknologjite e reja dhe risitë ne fushën e marketimit te artit mund ta sjellin publikun me afer me muzeun. [...]