Media 2017-08-12T05:38:21+00:00

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar "Gjethi", zhvilloi me datë 29 shtator, aktivitetin: “Trashëgimia Komuniste dhe Shtëpia me Gjethe si vend i kujtesës”. Ky aktivitet u mbajt në orën 12:30 në një nga dhomat e muzeut. Aktiviteti pati trajtën e një diskutimi të lirë rreth çështjeve të mëposhtme: [...]

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”:

Ky është një moment, në këndvështrimin tim shumë i rëndësishëm, i kurorëzimit të një pune aspak të lehtë për t’i dhënë jetë këtij Muzeu, në një vend ku historia e përcaktoi si pikën ku duhet të lindnin fëmijë nënat e reja dhe pastaj e transformoi në pikën ku lindte çdo ditë frika që rrezatonte shtëpia [...]