Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u zhvillua një vizitë studimore online, pjesë e zbatimit të projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” financuar në kuadër te programit Interreg IPA CBC Italy – Albania- Montenegro me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Ekspertët sollën një qasje të re se si teknologjite e reja dhe risitë ne fushën e marketimit te artit mund ta sjellin publikun me afer me muzeun.
Në konferencën on line referuan:
● Imazhi i nje muzeu, Znj. Ilda Mara, Drejtoreshë e revistës “Art & Trashëgimi”
● Guide virtuale e Muzeut me Znj. Etleva Demollari, Drejtoreshë e Muzeut
Kombëtar te Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
● Roli i artistit në komunizëm dhe si marketohet arti sot, Z. Artan Shabani, artist,
kurator, drejtues i Promenade Gallery, Vlorë.





