Thirrje për kumtesë

Konferenca shkencore “Dritëhije”
Në kuadër të 5 vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”, organizohet Konferenca Shkencore “Dritëhije”.
Qëllimi i kësaj konference është që të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke hedhur dritë mbi regjimin e errët diktatorial, duke u fokusuar tek trajtimi i historisë, i ngjarjeve dhe i njerëzve me dritëhijet e tyre.
Konferenca synon të sjellë në vëmendje dhe të hapë një debat shumëdisiplinor shkencor e publik, mbi vendet e kujteses dhe mbi trajtimin e trashëgimisë komuniste.
Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” mirëpret kumtesa shkencore nga studiues, historianë, muzeologë, ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, studiues të periudhës së socializmit etj., për edicionin e parë të konferencës shkencore “Dritëhije”, që do të zhvillohet me 23 maj 2022.
Konferenca do të fokusohet në tematikat e mëposhtme:
-Probleme të muzeologjisë postkomuniste

-Trashëgimia kulturore komuniste
-Muze të memories, vende të kujtesës
-Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, informacioni, problemet që lidhen me to
-Personazhe dhe ngjarje të vëzhguar nga këndvështrime të ndryshme, me dritëhijet e tyre
-Kontrolli, përndjekja dhe persekutimet gjatë regjimit komunist, etj.
Kriteret për pjesëmarrje:
Abstraktet duhet të përmbajnë deri në 300 fjalë dhe afati i dorëzimit të tyre do të jetë data 18 prill 2022.
Aplikantët duhet t’i bashkëlidhin abstraktit një jetëshkrim akademik në shqip .
Aplikimet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën zyrtare: info.gjethi@muzeugjethi.gov.al
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 28 prill 2022.
Bordi Organizativ është i përbërë nga:
Dr. Etleva Demollari (Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”)
Dr. Gentiana Sula (Instituti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit)
Dr. Çelo Hoxha (Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit)
Dr. Prof. Asoc. Enriketa Papa (Fakulteti i Histori-Filologjisë)
Dr. Jonila Godole (Instituti për Demokraci, Media & Kulturë dhe Universiteti i Tiranës)
Pas miratimit nga bordi organizativ, kumtesat e përzgjedhura, të prezantuara në këtë konferencë, do të përfshihen në një botim të veçantë të revistës: “Dritëhije”.
2022-03-16T09:31:47+00:00