Shkolla”Kristo Frashëri” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”

“Nëse nuk përkuleni, askush nuk do t’ju hipë dot mbi shpinë”. Këtë mesazh të cituar nga Martin Luter King u përcolli Daut Gumeni, nxënësve të shkollës ” Kristo Frashëri” në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”.
Ishte 24 vjeç kur u arrestua “për agjitacion e propagandë” kundër Partisë dhe Pushtetit Popullor.
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist.
Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e shkollës “Kristo Frashëri” që morën pjesë në programin edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar”

2021-12-16T12:43:29+00:00