“Urrejtja më prish poezinë” kështu iu përgjigj Daut Gumeni një nxënëseje, e cila donte të dinte se çfarë mendonte për ata që e kishin dënuar pa të drejtë.
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist.
Mësues i matematikës dhe fizikës, poet, shkrimtar, publicist e përkthyes, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e shkollës Konstandin Kristoforidhi që morën pjesë në programin edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar”.