Rinisin programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” për vitin 2020.

Këtë herë programi edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar” u zhvillua në ambientet e shkollës së mesme teknike “Harry Fultz”. Programi zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Ai ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
Me anë të këtij programi, nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të njihen me muzeun dhe aktivitetet e tij por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vite internim gjatë regjimit komunist.
Ftojmë drejtorët dhe mësuesit e shkollave të na kontaktojnë për të programuar vizitën por dhe ish të dënuar politikë që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit.

 

2020-03-11T10:06:25+00:00