Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA, pjesë e programeve edukative

Programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, tërheqin vëmendjen e shqiptarëve jashtë kufijve.
Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, kërkoi të bëhet sërish pjesë e aktivitetit të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” : “Kujtojmë për të mos harruar”.
Pas vizitës në muze, studentët e kësaj Qendre patën mundësi të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, i cili ka vuajtur mbi 23 vjet në burgjet komuniste.
Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, një shembull i gjallë i forcës morale të njeriut, përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.

 

2021-05-31T09:27:17+00:00