Nxënësit e gjimnazit “Arben Broci” pjesë e programit “Kujtojmë për të mos harruar”

,

 

“Plasë e ngushtë, porta le të jetë,
Dënime le të shkruajë fati i zi,
Tërbohu fat po deshe!
Zot jam vetë!
Jam kapiten i shpirtit në stuhi!”

Këtë poezi të Henley-t, të cilën e kish përkthyer në burg e që më pas e mësuan përmendësh dhe e recitonin të gjithë shokët e tij të vuajtjeve për forcën që përcillte, Daut Gumeni ua recitoi nxënësve të Gjimnazi “Arben Broci” – Tiranë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”.
Ishte 24 vjeç kur u arrestua “për agjitacion e propagandë” kundër Partisë dhe Pushtetit Popullor.
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist.
Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e Gjimnazi Arben Broci – Tirane që morën pjesë në programin edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar”.

2021-12-16T13:41:54+00:00