Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, Dr. Etleva Demollari dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, i përfaqësuar nga Dekania, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me fokus promovimin e aktiviteteve edukative dhe kërkimore.
Llojet e bashkëpunimit të parashikuara nga Memorandumi i Bashkëpunimit përfshijnë: ofrimin e praktikave mësimore për studentët, projekte kërkimore dhe aktivitete shkencore të përbashkëta si seminare, leksione,konferenca, etj.