Instituti Harry Fultz pjesë e programeve edukative

“Shumë faleminderit z. Prokuror. Ju jeni botuesi im i parë”, – tha Daut Gumeni, në procesin gjyqësor kundra tij, më 1967, teksa pa se vjershat që kishte shkruar në fletore, ishin shtypur dhe ishin bërë pjesë e dosjes së tij hetimore.

“24 vjet qe turp me vjen t’i shkruaj
24 vjet qe iken pa u ndjere
24 vjet me dhembe te shtrenguar
24 vjet asnje pranvere!”

Ishte 24 vjeç kur u arrestua “për agjitacion e propagandë” kundër Partisë dhe Pushtetit Popullor.
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist.
Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e Instituti Harry Fultz që morën pjesë në programin edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar”.

 

2021-12-16T12:17:42+00:00