Hapet thirrja për artikuj, për numrin e tretë të revistës muzeologjike: “Dritëhije”

Revista muzeologjike “Dritëhije” është një botim i përvitshëm i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte mbi regjimin diktatorial.

Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” hap thirrjen për studiues, historianë, muzeologë, ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, studiues të periudhës së socializmit etj., për shkrimin e artikujve për numrin e tretë të revistës muzeologjike “Dritëhije”.

Artikujt rekomandohet të përfshijnë një nga tematikat e mëposhtme:

-Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, informacioni, problemet që lidhen me to.

-Kontrolli, përndjekja dhe persekutimet gjatë regjimit komunist.

-Probleme të muzeologjisë postkomuniste.

-Trashëgimia kulturore komuniste.

-Muze të memories, vende të kujtesës.

Kriteret për pjesëmarrje:

-Artikulli duhet të dërgohet në formë elektronike në adresën zyrtare: info.gjethi@muzeugjethi.gov.al

-Aplikantët duhet t’i bashkëlidhin artikullit një bio të shkurtër në shqip si dhe një abstrakt në shqip dhe anglisht.

-Afati i dorëzimit të abstrakteve do të jetë deri më 10 korrik 2021.

-Afati i dorëzimit të artikujve do të jetë deri më 10 shtator 2021.

Punimet duhet t’i përmbahen standardeve teknike të të shkruarit akademik dhe të vendosjes së burimeve.

Kriteret e shkrimit:

-Materiali duhet të jetë 8 – 15 faqe A4.

-Shkrimi: Times New Roman

-Madhësia e karaktereve: 12

-Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5

Artikujt e dorëzuar për botim, pas vlerësimit pozitiv dhe miratimit nga një bord editorial i ngritur në kuadër të thirrjes, do të përfshihen për botim në numrin e tretë së revistës: “Dritëhije”.

2021-05-31T09:15:33+00:00