Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve u promovua numri i tretë i revistës muzeologjike “Dritëhije”, ku kanë kontribuuar përveç bashkëpunëtorëve të përhershëm edhe disa studiues të rinj.

Në këtë numër Dr. Oltsen Gripshi sjell punimin: “Muzeologjia shqiptare midis muzeut socialist dhe muzealizimit të trashëgimisë komuniste pas ’90” ku synon evidentimin e çështjeve të ndryshme muzeologjike, konceptit të muzeut socialist si shpërndarës i një propagandamonopoliste diktatoriale para viteve ’90 dhe muzealizimin e trashëgimisë komuniste shqiptare brenda vetë hapësirave të atyre godinave sot duke marrë si pikënisje përkufizimin emuzeut nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve.

Dr. Etleva Demollari sjell një artikull mbi Panoptikën. Panoptika është një lloj arkitekture burgu e konceptuar nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham dhe nga i vëllai, Samuel Bentham, në fund të shekullit XVIII. Qëllimi i strukturës panoptike ishte që t’i lejonte një gardiani, tëvendosur në një kullë qendrore, të vëzhgonte të gjithë të burgosurit e mbyllur në qeliindividuale përreth kullës, pa u vënë re prej tyre. Artikulli përpiqet të tregojë se si pushtetet totalitare dhe ai komunist në Shqipëri e përdorën këtë mekanizëm por në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen për më shumë vigjilencë, në kushtet kur kontrolli përmes rrjeteve socialeështë bërë mjaft i pranishëm sepse teknologjia ka lejuar vendosjen e strukturave panoptike nëmënyrë të

padukshme në të gjithë shoqërinë moderne.

Alma Mile sjell një artikull me vlerë mbi historikun, përndjekjen dhe mbijetesën e njëprej revistave kulturore më të rëndësishme të gjysmës së parë të shek. XX : revistës “Hylli iDritës”. E themeluar nga At Gjergj Fishta dhe e botuar nga katolikët e urdhrit françeskan, nëtë shkruan shkrimtarë, poetë e studiues më të njohur të kohës. Në artikull tregohet se sirevista u censurua nga politika që gjatë regjimit të Mbretit Zog, por që kulmoi gjatë regjimitkomunist.

Censura në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste është në qendër të punimit të BrunaPriftit. Në të tregohet se si emra të rëndësishëm të letërsisë. Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, FaikKonica, Zef Skiroi etj., mbetën jashtë historisë së letërsisë gjatë gjithë periudhës komuniste.Vepra e tyre nuk u bë pjesë studimi në arsimin e detyruar apo atë të lartë në vend, dukeshkatërruar kështu hierarkinë e vlerave, duke e deformuar historinë e duke krijuar boshllëqenë njohuritë e nxënësve. Në këtë punim znj. Prifti bën një krahasim të pasqyrimit të këtyrepenave të rëndësishme të letërsisë shqipe në tre tekste, dy zyrtare akademike (1959, 1983),prej nga rrodhën edhe të gjitha tekstet për nivelet arsmore më të ulëta, si dhe një teksti (1968)të mbetur në bocet e që nuk e pa kurrë dritën e botimit.

Ndërhyrja e shtetit komunist edhe në jetën private të qytetarëve duke diktuar emrat qëu viheshin atyre trajtohet në artikullin e Andrea LLukanit. Në të flitet për një dekret të vitit1975 “Mbi ndërrimin e emrave dhe të mbiemrave të papërshtatshëm”. Nëpunësit e gjendjevecivile, u urdhëruan të kontrollojnë nëpër regjistra gjithë emrat dhe mbiemrat epapërshtatshëm. Megjithatë në artikull tregohet se si pavarësisht propagandës ateiste, besimite Zoti mbeti gjallë në shpirtin e popullit dhe se si u rezistua me veprime konkrete.

Gjergj Totozani vjen në këtë numër me një artikull mbi tranzicionin, procesin historikgjatë të cilit shoqëritë ish-komuniste kryejnë transformimet radikale të regjimit politik dheekonomik socialist në atë të demokracisë pluraliste dhe të ekonomisë së tregut. Dukepërshkruar tranzicionin në Rusi nga Jeltsin tek Putin, ai bën një paralelizëm me Shqipërinë.

Ndërsa Nashifere Mëhalla Brooker sjell në këtë botim artikullin:“Sigurimi i Shtetit”,arma për mbrojtjen e “revolucionit komunist” në të cilin bën një historik të shkurtër tëkrijimit të shërbimit informativ sekret në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tregonpër natyrën repressive e eliminimet politike të kryera prej tij.

Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë për kontributin e tyre në ndihmë të dritës.

 

2022-02-23T08:56:02+00:00