Muze gjithëpërfshirës
Një grup të moshuarish që trajtohen në Qendrën Komunitare " Tek Ura" vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".
Një grup të moshuarish që trajtohen në Qendrën Komunitare " Tek Ura" vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".
"Urrejtja më prish poezinë" kështu iu përgjigj Daut Gumeni një nxënëseje, e cila donte të dinte se çfarë mendonte për ata që e kishin dënuar pa të drejtë. 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Mësues i matematikës dhe fizikës, poet, shkrimtar, publicist e përkthyes, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e shkollës Konstandin Kristoforidhi që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë [...]
Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve u promovua numri i tretë i katalogut "Mbresa". Katalogu përmban një përzgjedhje të punimeve të realizuara nga nxënësit e shkollave të mesme që morën pjesë në programin edukativ "Mbresa". Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës e mësues të shkollës " Konstandin Kristoforidhi" të cilët më pas vizituan muzeun dhe shprehën dëshirën të bëhen pjesë e edicionit të ardhshëm. Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, [...]
Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", znj. Etleva Demollari, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare " Tek Ura" përfaqësuar nga znj. Anastasia Duprée. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i grupeve vulnerabël që trajton Qendra në projekte, aktivitete dhe vizita të cilat zhvillohen në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".
Programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", tërheqin vëmendjen e shqiptarëve jashtë kufijve. Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, kërkoi të bëhet sërish pjesë e aktivitetit të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : "Kujtojmë për të mos harruar". Pas vizitës në muze, studentët e kësaj Qendre patën mundësi të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, i cili ka vuajtur mbi 23 vjet në burgjet komuniste. Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, një shembull i gjallë i forcës morale të njeriut, përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht [...]
Revista muzeologjike "Dritëhije" është një botim i përvitshëm i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte mbi regjimin diktatorial. Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" hap thirrjen për studiues, historianë, muzeologë, ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, studiues të periudhës së socializmit etj., për shkrimin e artikujve për numrin e tretë të revistës muzeologjike "Dritëhije". Artikujt rekomandohet të përfshijnë një nga tematikat e mëposhtme: -Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, informacioni, problemet që lidhen me [...]
20 studentë të Qendrës së Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : " Kujtojmë për të mos harruar". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, një shembull i gjallë i forcës morale të njeriut, përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.
4 vjet më parë, hapi dyert për publikun Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe"! Gëzuar!
Nxënësit e shkollës “Zihni Magani”, Peqin, vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".
Në kuader të Dites Boterore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" së bashku me Qendrën Komunitare Multidisiplinare, Bashkia Tiranë, organizoi një takim dhe vizitë me ciceron me perfaqesues te komunitetit rom e egjiptian.