Aktivitete 2017-08-12T15:44:33+00:00

Rifillojnë programet edukative në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

              Nxënësit e shkollës së mesme "Arben Broci" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar", në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës. Ky projekt ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. I ftuar nga muzeu ishte z.Uran Kostreci, shkrimtar, poet dhe i dënuar politik gjatë regjimit komunist i cili [...]

Projekti “Mbresa” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në Muzeun Kombëtar "Gjethi", më 16 Janar rifilloi projekti "Mbresa" me nxënësit e shkollës së mesme "Sami Frashëri". Projekti "Mbresa" është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion ) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete [...]

“Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari”

U zhvillua dje, pranë Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me gjethe", aktiviteti letrar në kuadër të fushatës kombëtare të leximit "Takohemi për një libër". Aktiviteti i titulluar "Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari"  u realizua në prani të rreth 30 nxënësve të shkollës së mesme "Petro Nini  Luarasi" të shoqëruar nga mësuesja e tyre e letërsisë znj. Orjana Osmani. Në panel referuan znj. Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare, znj.Mimoza Hysa, Drejtore e Krijimtarisë të Fjalës dhe Përkthimit si dhe përkthyesja dhe gazetarja [...]

“Epika e yjeve të mëngjesit”

  Në kuadër projektit të Ministrisë së Kulturës, "Takohemi për një LIBËR", Muzeu Kombëtar "Gjethi" do të zhvillojë përgjatë muajit nëntor pesë aktivitete dedikuar letërsisë në prani të shkrimtarëve të shquar për të diskutuar rreth romaneve apo poezive të cilat trajtojnë periudhën e errët komuniste. Dje në orën 10:00 u mbajt aktviteti i parë  me pjesëmarrjen e shkrimtarit Rudi Erebara dhe e rreth 20 nxënësve të interesuar. Epiqendra e diskutimit letrar ishte romani i autorit Rudi Erebara, "Epika e yjeve të [...]

Programi i ri edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nisi dje në Muzen Kombëtar  të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" programi i ri edukativ  "Kujtojmë për të mos harruar". Ky projekt i cili realizohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës, ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Projekti është parashikuar të zhvillohet gjatë gjithë vitit shkollor 2018, çdo të mërkurë e të premte duke përfshirë rreth 30 [...]

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar "Gjethi", zhvilloi me datë 29 shtator, aktivitetin: “Trashëgimia Komuniste dhe Shtëpia me Gjethe si vend i kujtesës”. Ky aktivitet u mbajt në orën 12:30 në një nga dhomat e muzeut. Aktiviteti pati trajtën e një diskutimi të lirë rreth çështjeve të mëposhtme: -Kush është qëllimi i hapjes së Muzeut Kombëtar "Gjethi" ? -Çfarë është trashëgimia komuniste? -Trashëgimia komuniste si pjesë e trashëgimisë kulturore. Të pranishëm ishin rreth 35 [...]