Aktivitete 2017-08-12T15:44:33+00:00

Finalizimi i projektit artistik “Mbresa”

Në kuadër të 1-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", më datë 23 maj 2018, ora 18:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit përmbyllës së projektit artistik "Mbresa". Në këtë event do të ekspozohen të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime. Me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, programi i eventit [...]

Nxënës nga Gjirokastra në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" tërheq edhe nxënës të rretheve të tjera. Kësaj here ishte shkolla "Urani Rumbo" në Gjirokastër që u bë pjesë e projektit i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti [...]

Shkolla “Myslym Keta” bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Dje patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm gjatë programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar", zëvendëskryetarin e Prezencës së OSBE -së, z. Robert Wilton. Takimin e hapi drejtoresha e Muzeut, znj. Etleva Demollari e cila tha se prioritet i punës së muzeut është njohja e brezit të ri me të kaluarën komuniste duke i ndihmuar ata të kuptojnë se si funksiononte regjimi totalitar, ndaj muzeu organizon vazhdimisht programe edukative. z. Robert Wilton në fjalën e tij i ftoi të rinjtë të ishin [...]

Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Rrëshen” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në datë 1 mars 2018, Muzeun Kombëtar "Gjethi" e vizituan gjimnazistë nga shkolla e mesme "Rrëshen" të shoqëruar nga drejtuesja e kësaj shkolle znj. Liljana Marku si dhe mësuesja e historisë znj.Valbona Reçi. Nxënësit u njohën me muzeun nëpërmjet guidës së tij dhe nuk ngurruan të drejtonin pyetje si dhe të tregonin informacionet që ato kishin për periudhën komuniste.

Vijon projekti “Kujtojmë për të mos harruar” me nxënës të shkollës “Fan Noli”

  Nxënësit e shkollës "Fan Noli" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë Muzeun Kombëtar "Gjethi" por edhe [...]

Nxënësit e gjimnazit “Aleks Buda” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nxënësit e gjimnazit "Aleks Buda", u bënë dje pjesë e projektit "Mbresa", në Muzeun Kombëtar "Gjethi". Projekti "Mbresa" është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë). Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me [...]