Aktivitete 2017-08-12T15:44:33+00:00

Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën

Sot, më datë 11.05.2019, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës, i ndryshuar, në Vendimin Nr. 208, datë 15.03.2017 të Këshillit të Ministrave: “Për krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Statutin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar Gjethi, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar Gjethi shpall procedurat e konkurimit:   Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me financën.      -          Data e fillimit të njoftimit:      [...]

Shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori  bëhet pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar”

"Vij me dëshirë për t'u rrëfyer nxënësve sa herë më fton drejtoresha e Muzeut. Por nganjëherë them me vete: "pse t'i mërzis fëmijët me histori të trishta?". E megjithatë prapë e bind veten se duhet të vij e të rrëfej sepse ju duhet ta dini se çfarë ishte komunizmi..., se çfarë i ndodhi kombit tonë...Sepse diktaturat vijnë pa u kuptuar dhe ju duhet ta kuptoni që komunizmi ishte e keqja më e madhe që i ndodhi vendit tonë." Edhe nxënësit e Shkolla [...]

Numri i gjelbër

Me çeljen e Sezonit Turistik 2018 dhe në kuadër të Programit të Transparencës, Ministria e Kulturës ka vendosur në dispozicion të publikut, një numër telefoni për denoncime, ankesa dhe vërejtje mbi rastet abuzive, korrupsionin apo parregullsitë në shërbim, në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore ku ofrohet shërbim ndaj vizitorëve. Grafik i cili njofton qytetaret te denoncojne abuzuesit e detyres. Permbajtja: Denonconi me sms ne numrin e gjelber: +355 688748737. Denonconi: Rastet Abuzive, Korrupsionin, Parregullsite ne sherbime.  

Rritja e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”

Rritje e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" për muajin Qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grafik i cili tregon numrin e rritjes se vizitorëve. Grafiku 1: Te ardhurat qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne 2017 te ardhurat ishin pak me poshte se 600000, dhe ne 2018 pak me shume se 600000. Grafiku 2: Numri i vizitorëve qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne qershor, 2017 [...]

Ekspozitë fotografike “Viti 1989 Çlirimi”

Në datën 22 shtator 2018, ora 18:00, pranë Muzeut Kombëtar "Gjethi", do të çelet ekspozita fotografike me titull "Viti 1989 Çlirimi". Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar "Gjethi". Të pranishëm në çeljen e ekspozitës do të jenë Dr. Adrian Majuru, Drejtor i Përgjithshëm i  Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe znj.Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Rumani, e cila [...]

Shkolla “Musine Kokalari”, bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Musine Kokalari", u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kalua"rën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe [...]